NISMA e Lipjanit shtron iftar për anëtarësinë dhe bashkëpunëtorët e saj

NISMA e Lipjanit shtron iftar për anëtarësinë dhe bashkëpunëtorët e saj

Avdullah Hoti: E gjithë LDK-ja krenare me Imri Ahmetin

NISMA Socialdenokrate dega në Lipjan, mbrëmë ka organizuar iftar për anëtarsinë dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në iftarin e NISMES, kanë marrë pjesë kryetari i kësaj dege, Heset Sahiti, kryetarja e Gruas së Nismas, Valdete Bajrami, Haxhi Shala, ministrat Skender Reçica, Endrit Shala, zv.ministri, Çerkin Dukolli, si dhe Kryetari i degës së Nismes në Shtime, Fehmi Hysenaj.

Në kumtesën e NISMES, thuhet se për nderë të muajit ramazan, Nisma Socialdemokrate në Lipjan, shtroi iftarë për anëtarësinë dhe bashkëpunëtorët e saj. Duke i falenderuar për pjesëmarrje si dhe angazhim gjatë gjithë kohës.

“Për nderë të muajit ramazan, Nisma Socialdemokrate në Lipjan, shtroi iftarë për anëtarësinë dhe bashkëpunëtorët e saj. Duke i falenderuar për pjesëmarrje si dhe angazhim gjatë gjithë kohës, Kryetari, z.Heset Sahiti, shprehi konsiderata për anëtarësinë e Nisma-s. Në këtë iftarë të pranishëm nga Qendra ishin edhe Kryetarja e Gruas së Nismas, z. Valdete Bajrami, Haxhi Shala, ministri, Skender Reçica, Endrit Shala, zv,ministri, Çerkin Dukolli, si dhe Kryetari i degës së Nismes në Shtime, Fehmi Hysenaj”.

COMMENTS