Nisma Socialdemokrate ka 5.02% të votave

Nisma Socialdemokrate ka 5.02% të votave

Kurti: FSK nuk do të jetë tamam ushtri, as Forcë e Armatosur siç duhet

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Faton Thaçi, nëpërmjet një artikulli përmbledhës me statistika dhe shpjegime, tregon se si Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e koalicionit e ka kaluar pragun zgjedhor.

Thaçi ka shpjeguar se vota të vlefshme në Kosovë janë 786,610 përderisa kur këto vota i pjesëtojmë me votat e Nisma Socialdemokrate që janë 39,495 atëherë pjesëtimi na jep 5.02% të votave totale që i bie se Nisma ka kaluar pragun.

Lexojeni shkrimin e tij të plotë me detajet dhe shpjegimet e nevojshme:

Pse KQZ duhet të vendos për hapjen dhe rinumërimin e të gjitha kutive të vendvotimit?

Dështimi administrativ i procesit zgjedhor nga KQZ, duke filluar nga materiali senzitiv ( i ndjeshëm zgjedhor), konkretisht Formularët e raportimeve të rezultateve zgjedhore FRP dhe FRK me gabime teknike, deri tek publikimi i rezultateve zgjedhor tek faqja zyrtare e KQZ.

Lëshimi në përdorim me gabime teknike të FRP dhe FRK, ka krijuar defekte administrative dhe huti tek opinioni publik në prezantimin e rezultateve preliminare me mospërputhje në të dhëna të prezantuara për publikun, konkretish shembulli si në vijim:

🔸 Gabimet në formularët FRP dhe FRK,

🔸 Mospërputhje në mes të numri i nënshkrimeve në LPV me Numri e fletëvotimeve brenda kutisë së votimit, ndryshimi :

Diferenca = Nënshkrime – Vota

Diferenca = 830,784 – 827,342 = 3,454 nënshkrime më shumë se vota në kuti që shkel rregullat zgjedhore.

🔸 Fryerje e votave të vlefshme, ndryshimi në mes të votave në kuti me votat e pa vlefshme nuk japin votat e vlefshme sipas rezultatit të publikuar si:

Votat e vlefshme = Numri i votave në kuti – votat e pavlefshme

Votat e vlefshme = 827,342 – 40,732 = 786,610 vota të vlefshme e jo siç janë publikuar në faqen e KQZ 796,380 vota, fryrje të votave të vlefshme kemi për 9,770 vota.

Nese përpunohen të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të KQZ, atëherë koalicioni NISMA AKR PD, ka kaluar pragun si:

NISMA AKR PD ka 39,495 vota

Votat reale të vlefshme 786,610

Pragu = 39,495/786,610 = 5.02%

Pra NISMA – AKR – PD realisht ka kaluar pragun me 5.02%.

🔸 Mospërputhje të nënshkrimeve me vota kemi në nivele komunale, shembull: në Gjakovë kemi 123 vota më shumë se nënshkrime etj.

Andaj, për të gjitha këto lëshime me gabime të identifikuara të prezantuara edhe gabimeve tjera, janë dëshmi dhe argumente të fuqishme që KQZ duhet të hap dhe rinumërojë të gjitha kutitë e vendvotimit.

Për më shumë referojuni tabelës me analiza reale që kam zhvilluar.

COMMENTS