Një milion nënshkrime për rikthimin e dizajnit të Snapchat

Një milion nënshkrime për rikthimin e dizajnit të Snapchat

SSC Tuatara 2019, makina që kap 450 km/h

Një milion persona kanë nënshkruar një peticion përmes së cilit kërkohet nga Snapchat që të largojë dizajnin më të ri.

Ndryshimet e bëra në këtë aplikacion ishin menduar që të ndanin interaktivitetin me shoqëri nga përmbajtjet komerciale, duke përfshirë yjet dhe personat me influencë.

Themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel ka deklaruar se përzierja e këtyre dyjave ka kontribuuar për lajme të rreme.

Mirëpo, mijëra përdoruese të Snapchat kanë thënë se dizajni i ri është i vështirë për t’u përdorë.

COMMENTS