Një vdekje dhe 54 raste të reja për një javë në Lipjan

Një vdekje dhe 54 raste të reja për një javë në Lipjan

Daut Azemi uron për Krishtlindje: Harmoni, sinqeritet, paqe dhe dashuri për të gjithë

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Dr.Merita Bytyqi ka treguar se brenda javës në Lipjan ka vdekur një person nga virusi Covid-19.

Sipas Dr.Bytyqi, gjatë kësaj jave në Komunën e Lipjani 54 persona rezultuan pozitiv në Covid-19, u realizuan 154 testime dhe vetëm një person u shërua.

Më poshtë postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot nuk jam aspak krenare të raportoj statistikat e javës rreth Covid-19!

54 raste të reja pozitive vetëm gjatë kësaj jave janë vërtet shumë, vetëm sot 16 raste të reja!!
Jemi të vetëdijshëm edhe për numrin më të madh të testimeve, por prap se prap kjo nuk duhet të na ngushëlloj dhe të na bëj më të lehtë .. Jo!
Ngushëllimi ynë do të jetë kur do të bie numri i të infektuarëve apo nuk do të ketë fare.
Prandaj, ju lutemi për kujdesin tuaj, ju lutemi për përkrahjen tuaj, mos neglizhoni masat, ndihmoni edhe ju vet në zbatimin e tyre… nuk kanë përgjegjësinë vetëm punëtorët shëndetësor, apo vetëm policët, apo inspektorët. Përgjegjësia është mbi gjithë Ne!

Gjatë kësaj jave kemi këtë statistikë:
– 54 raste të reja pozitive në Covid-19,
– 134 testime
– vetëm një i shëruar dhe
– një rast vdekje!

Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 478, ndërsa numri I të shëruarëve deri më tani është 369.
Dhe numri I rasteve që kanë humbur betejën është 17!

Prandaj, gjithnjë :

#maskë
#distancë
#higjienë personale!

Me respekt,
Dr. Merita
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan

COMMENTS