Një vit pas grushtit, Erdogan: Pa mëshirë për tradhtarët

erdogann

“Për tradhtarët nuk ka mëshirë”, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në vend.

 

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit kërcënoi “t’u priste kokat njerëzve të tillë”. Opozita e sulmoi ashpër thirrjen e tij për kthimin e dënimit kapital.

“Une do t’ja vendos pa ngurim firmën time dënimit me vdekje nëse Parlamenti miraton projektligjin që rikthen ekzekutimet. Fola me Kryeministrin dhe kur tradhtarët të dalin në gjyq, le t’i nxjerrim me uniforma si ato të Guantanamos. Ata nuk treguan mëshirë kur i drejtuan armët popullit tim, përse duhet të tregojnë njerëzit e mi?!”, tha Erdogan.

Kush tradhton këtë komb nuk mund të mbetet i pandëshkuar vazhdoi më tej Erdogan në fjalimin e tij në Stamboll.

Më vonë, ai fluturoi drejt Ankarasë për kremtimet e orëve të vona të natës në kryeqytet. Përpara ndërtesës së Parlamentit të bombarduar nga avionët e forcave ushtarake gjatë puçit të 2016-s, Erdogan ju tha mijëra simpatizantëve të mbledhur në shesh se në atë 15 korrik, Turqia i tregoi të gjithë botës se çfarë kombi është!

Një vjetorin e fitores mbi përpjekjen për përmbysjen e pushtetit, Ankaraja zyrtare e festoi të shtunën me pushimin nga puna të rreth 7,400 punonjësve civilë, me një sesion special të Parlamentit dhe duke organizuar marshime për të shprehur “unitet kombëtar”.

Gjatë një viti, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shkarkuar të paktën 100,000 nëpunës të konsideruar si përkrahës të puçit, ndërsa 50.000 vetë kanë përfunduar në pranga. Zyrtarët turq e kanë shpallur 15 korrikun festë kombëtare të demokracisë dhe unitetit./TCH

Të ngjashme

By