Noizy befason fansin, i shkon me tortë për ditëlindje në shkollë

Noizy befason fansin, i shkon me tortë për ditëlindje në shkollë

Kësaj radhe Enca vjen goxha atraktive, tregon belin e hollë (Foto)

Reperi i njohur Noizy është një prej figurave publike që pëlqehet nga një masë e madhe njerëzish.

Ai numëron me mijëra fansa dhe ndjekës në rrjetet sociale, gjersa është shumë i pëlqyer nga moshat e reja.

Foto: Noizy/Instagram
Noizy është shumë i kujdesshëm sa i përket fansave, dhe mundohet që gjithmonë t’i bëjë ata të lumtur.

Së fundmi, ai ka vendosur që një ndër fansat e tij më të zjarrtë, ta befasojë me rastin e ditëlindjes.

Në një lidhje direkte në Instagram, reperi ka treguar përmes një videoje se ka shkuar me tortë në shkollë, për të befasuar një nga fansat e tij.

Nga imazhet e shfaqura, shihet se fansi ka ngelur i befasuar në masë të madhe nga idhulli i tij.

Përndryshe, Noizy vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të reja, ndërsa ka paralajmëruar se do të jetë i angazhuar edhe gjatë verës. /Telegrafi/

COMMENTS