Kë duhet votuar në balotazhin e Shtimes?

Kë duhet votuar në balotazhin e Shtimes?

Shkruan: Granit Duriqi Nëse në ballotazhin e 19 nëntorit, votuesit e komunave ku do të votohet për kryetar, kanë hamendësime për të gjetur arsyet pë

Nxënësi nga Podujeva akuzon mësuesin për rrahje

Shkruan: Granit Duriqi
Nëse në ballotazhin e 19 nëntorit, votuesit e komunave ku do të votohet për kryetar, kanë hamendësime për të gjetur arsyet për kandidatin që do ta votojnë, shtimjanët e kanë më së lehti nga të gjithë banorët e komunave tjera për të pas përcaktim. Dhe në këtë përcaktim , krejt cka i duhet qytetarëve shtimjanë, është t’a kujtojnë Shtimen në fillim të mandati të parë të Naim Ismajlit dhe Shtimen në fund të mandatit të tretë të tij, dhe arsyet e shumta do ti gjejnë aty. Pa dashur të hyjë në detaje për ti numëruar të arriturat e kësaj periudhe, kjo le ti mbetet vetë qytetarit shtimjan, sepse fundja , askush tjetër nuk mund ti dijë ato më mirë se vetë ata, që cdo ditë i prekin dhe jetojnë me to.

Një ndejë që pata një ditë me një mik shtimjan, në muhabet e sipër ma tha se do të votonte kundër Naim Ismajlit. Dhe arsyeja që ma dha si argument për këtë qëndrim të tijin ishte kjo: “veq me provu atë tjetrin, mos po del ma mirë”. Logjika e mikut, të cilën ia thash edhe atij dhe i cili më dha të drejtë në fund të bisedës , por edhe e votuesit shtimjan, nuk duhet të udhëhiqet me aventura të tipit “gërvisht dhe fito”. Shtimjanët, në ditën kur do ta japin verdiktin për të ardhmen e tyre, nuk guxojnë të lëshohen në këso fiskultura. Këtë luks , mund t’ia lejoj vetes, vetëm një njeri që nuk ia din skajin pasurise, dhe mundet, të që sa për argëtim ti sakrifikojë një shumë të vogël parash, të cilat xhepi i tij nuk i merr vesh. Shtimjanët poashtu nuk do të duhej të biejnë në kurthin e gojëkëqinjëve, që kur u mungojnë argumentet për të provuar t’a zvetënojnë dicka që shihet ditën për diell, rreken prapa qëllimeve të cekëta, duke kujtuar se do t’a shpërndajnë errësirën në mendjen e tjerëve, me një të vënë të shuplakës së dorës në drejtim të diellit. Nëse pretendohet se me këso trika, dikutj i është blerë kapela, kjo nuk don të thotë se i janë blerë mendtë. Tendencat, sikur shumë projekte të realizuara në Shtime, janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, apo investime të jashme, dhe jo meritë e aftësive të Ismajlit, janë një gjysëm e vërtetë. Dhe një gjysëm e vërtetë është barabar më një mashtrim. Në këtë tendencë, a mund të vihet në peshojë para rregullimit të jetës së qytetarëve shtimjanë, rëndësia se se nga kanë ardhur investimet. Tërheqja e investimeve është poaq, në mos më e zorshme se manipulimi me një buxhet picirruk komunal sa ka Shtimja. Investimet tërhiqen vetëm nëse në konkurrim për ti fituar ato, prezanton projekte të detajuarra . Dhe cka është më e rëndësishmja, duhet të shquhesh me aftësi negociatorit. Për ta tëholluar këtë, krejt ajo që e shoqëroi fushatën në zgjedhjet lokale gjithandej Kosovës, kandidatët për të përfituar sa më shumë besim te votuesi, ishte pikërisht përpjekja për tu dëshmuar me aftsitë e veta për tërheqjen e investimeve , qoftë ata vendore apo nga jashtë Kosovës. Për dallim prej tyre, Ismajli nuk ka nevojë të dëshmohet, sepe ai tashmë është veqse i certifikuar, jo vetëm për aftësitë e tij menaxheriale të përdorimit të parase publike, por edhe të tërheqjes se investitorëve. Si një negociataor i regjur, me Naimin garancitë për tërhejqjen e investitorëve, që do të gjeneronte vende të reja të punës për qytetarët shtimjanë, do të ishte më e kollajshme. Shto kësaj përvojën e tiij në konferencat nërkombëtare dhe afërsitë që mund ti ketë krijuar ai nga kontaktet me donatorë apo biznesmenë, që me Naimin kryetar, do të ishin të gatshëm biznesin e tyre ta shtrinin edhe në Shtime . Martti Ahtisaari nuk ishte emëruar si kryenegociator, që solli mbarimin e luftës në Kosovë, pse vinte nga një shtet që përbënte fuqi ushtarak apo ekonomike. Por pikërisht aftësitë e tij të dëshmuara prej një negociatori të suksesshëm, kishin bërë, që ai të ngarohej me një mision aq të vështirë. Naimi, ka një virtyt njerëzor që e dallon nga të gjithë kryetarët tjerë. Ai para se të jetë politikan, është njeri. Dhe kjo e bënë të mos rrëmbehet nga mendjemadhësia, që me të nesërmen e përfundimit të zgjedhjeve, të sillet me mospërfillje ndaj atyre që me votë e sollën në pushtet. Se Naimi , mbetet vetëm një qytetar me post të kryetarit, dëshmon fakti se, zor të ketë votues në Shtime që nuk i beson mundësisë që Naimi ka mundur fare kolllaj, të rehatohej në një kolltuk me post në qendër . Vetëm përkushtimi për tu vënë në shër bim të qytezës së tij, dhe të mirës së qytetrëve të saj, mund ta shtyejnë një njeri të sakrifikojë një avansim të tillë. Kur tashmë ka kompletuar infrastrukturën, duke hequr baltën edhe nga fshatrat me të thella të saj, djerrinat ti kthejë në atraksion bukurie, dhe shumë projekte tjera, që nuk i gjen as në rajon, Shtimes dhe qytetarëve të saj, më shumë se kurrë, i duhet një kryetar i dëshmuar, që falë përvojës së përmendur më lartë, Shtimen ta bëjë të kompeltuar edhe me zona punësimi, në interes të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të saj.

Gazeta Ulpianapres edhe para më shumë se pesë vite, kur dilte në formën e saj të shkruar, ka ndjekur cdo aktivitet të Komunës së Shtimes dhe këtë e ka bërë pa asnjë përfitim të vetëm material, ama bash asnjë. Madje në kohën kur gazeta memzi mbahej gjallë falë financave që siguroheshin nga reklamat e biznesseve, në një kontakt që përfaqësuesit e gazetës kishin në zyrën e kryetrit Ismajli, me kërkesën që helbete nëse kishte mundësi, që të ushtronte ndikimin e tij tek bizneset lokale, që kishin interes për reklamimin e veprimtarisë së tyre, Ismajlii u tregua krejtësisht indiferent ndaj kësaj kërkese. Mirëpo kjo nuk don të thotë që tash politika redaktuese e gazetës, që për inate personale, të marrë rreshtim kundër Naimit, duke i hyrë në hak, një kryetari që instaloi një model t ri të qeverisjes, e që do të mund ti sherbente edhe tjerëve, se si një komunë fare e vogël, falë një qeverisje të mirë, mund të ketë të arritura të mëdha.
Kjo, në rend të parë, më shume se interes i gazetës duhet, të jetë interes i qytetarëe shtimjanë dhe të fshatrave të saj, që me 19 nëntor, të votojnë për të dëshmuarin. Votuesi shtimjan, 19 Nëntorin, kur të shkojnë tek kutitë e votimit, nuk duhet kuputar si ditë të mundësisë së fitores së Naim Ismajlit për një mandat të katërt, por si ditë e fitores së qytetarëve shtimjanë, për të mirën e tyre.

COMMENTS