Pse vetëm Mërgata mund ta shpëtojë Kosovën?!… (1)

Pse vetëm Mërgata mund ta shpëtojë Kosovën?!… (1)

Buka në një qytet të Kosovës kushton vetëm 20 centë. Ky lajm mund të mos jetë vërejtur fare nga tjetër, por, për mua, ishte ndër më të rëndësishmit e

Pas konfliktit që pati me Presidentin Thaçi, Baton Haxhiu shfaqet me një kolumne për Gjykatën Speciale

Buka në një qytet të Kosovës kushton vetëm 20 centë. Ky lajm mund të mos jetë vërejtur fare nga tjetër, por, për mua, ishte ndër më të rëndësishmit e javës së tretë të janarit.

Këtë e lajm e lexova nga Evropa dhe u gëzova për qytetarët atje. Sepse, të gjithë ata që blejnë bukë në këtë atë qytet kosovar, do të shpenzojnë 25 ose 30 për qind më pak para, në artikullin kryesor ushqimor që blejnë. Lajmet si ky, do të duhej të ishin jetike për banorët e gjithë Kosovës.

Një lajm jetik dhe me peshë të rëndë do të duhej të ishte edhe formimi i një partie politike për Kosovën nga mërgimtarët. Do të ishte lajm i mirë, sepse beteja për një liri të përgjegjshme në Kosovë është ende e pa fituar. Demokracia atje është tjetërsuar. Dhe, etika është zëvendësuar me babëzinë, amoralitetin dhe imoralitetin.

Janë parime bazë këto për t’u kthyer në shkaqe e kauza beteja politike e qytetare. Ky shpirt përfitimi që na ka kapluar e po na trysnin ngado duhet konkurruar me shpirtin e solidaritetit, sepse kemi humbur njeriun brenda nesh. Ndaj edhe kërkohet një alternativë e Njeriut. Liria na shpall ndërgjegjen, demokracia na jep mundësinë e përfaqësimit, etika na jep fuqinë e virtytit.

Më gëzoi iniciativa e miqve të mi mërgimtarë për formimin e një partie politike në Mërgatë, ngase apriroi del se vetëm ky hap i realizuar mund të shpëtonte Kosovën. Pse e shpëton Kosovën Mërgata, për shembull?

E shpëton, sepse kjo parti do të përbëhej nga ata njerëz që janë të papërlyer me pushtetet, krimin, korrupsionin, a çdo lloj ligësie që ka ndodhur në Kosovë nga pas lufta e deri tash. Asnjëri nga ata mërgimtarë që e mësyjnë partinë dhe drejtimin e saj nuk ka përfituar kurrë nga ndonjë parti, pushtet a politikan. Janë njerëz e shpirtra të lirë, profesionistë të zotë, të ndershëm e të përgjegjshëm, që suksesin dhe arritjet e jetës sonë i kanë siguruar me shumë mund, studime, sakrifica e përplasje. Janë të gjithë të arrirë në jetët personale. E as jetojnë nga politika, e as do të jetojnë ndonjëherë nga politika. Janë bërë bashkë që t’i japin politikës një ngjyrë ndryshe, ngjyrën e moralit, dinjitetit dhe integritetit.

(fundi pjesës së parë)

Shkruan: Arian Duriqi

COMMENTS