Dokument i nxjerrë nga Arkivi i Qytetit të Lipjanit

Dokument i nxjerrë nga Arkivi i Qytetit të Lipjanit

Topsekret Serbo/Turk për spastrimin etnik të shqipëtarve

Dokumenti po nxirret në opinion për të ju kujtuar disa ish kolegëve që hartuan një monografi apo libër të njëanshëm për historikun e QAM-os, por ata nuk është dashtë ta shlyejnë periudhën ma të rëndë të shkollës në Lipjan dhe Kosovë që ishin vitet 1981/1999, e sidomos vitet 1990 dhe 1991 ishin vite shumë të rënda.
Ky dokument i shkruar është ndër të rrallët e kohës dhe i cili për fat është gjetur në arkivin e qytetit, ka pasur edhe shumë shkrime dhe veprime të tjera të cilat janë humbur dhe nuk janë ruajtur.
Personi zyrtar i Arkivit: Enver Haziri
Autori i shkrimit: Selatin Retkoceri, ish profesor dhe kryetar i SP të QAM-os,
Nënshkrues të letrës së hapur në adresë të drejtorisë së dhunëshme të QAM-os: 1. Selatin Retkoceri (autor i shkrimit), 2. Kadri Sylejmani, 3. Sinan Byqmeti, 4. Hajrie Salihu, 5.Basri Demiri dhe 6.Xhevat Olluri, Isa Rashiti… ka edhe nënshkrues të tjerë por nuk e posedojmë origjinalin e nënshkrimeve.
Dorëzuar në Arhivën e Qendra e Arsimit të Mesëm/Lipjan me datë: 19.04.1991(dokumenti ka rëndësi për kohën dhe vitin kur është shkruajtur, kujt i është drejtuar/drejtorisë së dhunëshme dhe komitetit komunist të kohës, ishte kohë represioni dhe terrori të paparë deri atëher kundër shkollës shqipe)
Dokumenti mbante titullin: Letër e hapur për drejtorinë e dhunëshme (v.a. drejtori komplet serbe)
Duke pas parasyshë se lexuesi i ri i kohës së internetit dhe facebookut nuk e njohin gjuhën serbokroate, atëherë për hirë dhe respekt të tyre po e përkthejmë dokumentin në shqip. Dokumentin në original do ta botojmë të fotografuar dhe në gjuhën serbe, ndoshta jo edhe aq mirë të shkruar, i dëmtuar dhe i shlyrë nga kushtet jo të mira në arkivin e qytetit, por e rëndësishme është që në ate kohë është shkruar dhe ju ka dorëzuar okupatorit, pushtetit famkeq të udhëhequr nga Millosheviqi dhe uzorpatorit serb të shkollës shqipe.
Vazhdon përkthimi nga origjinali:
Letër e hapur për drejtorinë e dhunëshme (perkthim nga origjinali)
Është e natyrshme që njerëzit të komunikojnë ndërmjet veti, është shumë e natyrshme dhe shumë lehtë të komunikohet kur kemi punë me të barabartit. Ka mundësi të jetë pak ca e tepërt të ju themi se pragu i fillimit të shekullit XXI nuk mund të jetë i hapur dhe të pranoj kombet që diferencohen ndërmjet veti, në të bardhë dhe të zi, në skllevër dhe skllavopronar, në vendas dhe të ardhur, në kombe dhe kombësi, njerz të rendit të parë dhe të dytë etj. Dëshirojmë të ju bëjmë me dije se metodat të cilat i keni zgjedhur për veprim, nuk mund të shfrytëzohen në këto kohë, për këte është në interesin tuaj që të heqni dorë sa ma parë nga metoda e tilla të papranueshme.
Kanë kaluar kohërat kur shqipëtraët janë ndjekur dhunshëm nga trojet e tyre, janë vrarë dhe dëbuar, është në interesin tuaj që sa më parë të heqni dorë nga planet e Qubriloviqit dhe teorisë të Andriqit, të cilat cak të përhershëm kanë pasur që të ndjekin shqipëtarët nga trojet e tyre, ti shpërndajnë dhe dëbojnë në shumë shtetë të lindjes dhe Kosovës së sotme. Ndoshta është e panevoshme të ju flasim për historinë të cilën ju shumë mirë e dini, por si duket dëshironi ta harroni dhe të mos e kujtoni se paraardhësit e juaj në vitet e afërta 1877/1878, kishin bërë masakër ndaj poullësisë shqipëtare të pambrojtur dhe të paarmatosur, duke i vrarë dhe maltertuar me metoda barbare, pa i kursyer fëmijët, gratë, pleqtë dhe të rriturit me të vetmin qëllim që të stimulohet dhe shpejtohet largimi, pastrami i terrritoreve shqipëtare nga rrethina e Nishit, Leskovcit, Medvegjes, Toplicës dhe shumë rajoneve tani të pastruara dhe ku mbi 640 vendbanimeve, fshatra kryesisht shqipëtare dhe në të cilat sot thuajse nuk ka mbetur asgjë që dëshmon qenjën dhe jetën e popullit shqipëtar në trojet e veta etnike. Sot mezi gjendet ndonjë shqipëtar i asimiluar ose që nuk e din se ndonjëherë këtu kanë jetuar shqipëtarët.
Jemi të sigurtë se të gjitha këto ju i dini por historinë tuaj të ndytë të paraardhësve tuaj në vend që ju vet ta denoni, ju ate po e vazhdoni me metodat edhe më barbare se sa që juve ua lanë amanet etrit tuaj. Ju jeni një tepricë historike dhe mentaliteti i juaj është i tillë që si të vetëm në ballkan dhe Evropë dëshironi të jetoni nën hijen e bolshevizmit, komunizmit dhe stalinizmit.
Si ka mundësi ta quani vehtën pedagog dhe intelektual, kurse në anën tjetër të pranoni të jeni anëtar të drejtorisë së dhunëshme, derisa në të njejtën kohë përveq Serbisë askund në Evropë nuk njihen forma të tilla të drejtimit të një institucioni. Kosova e okupuar nga Serbia, e të cilin okupim ju e arsyetoni, keni menduar se ja keni arritur qëllimit kur me 26.11.1990, kuvendi i Serbisë ka vendosur të instaloj drejtorinë e dhunëshme në Qendren e Arsimit të mesëm në Lipjan.
Kolegë të parespektuar, ju në të vertetë nuk keni arritur asgjë me këto masa, perveq asaj që ne moti e kemi pritur nga kundërshtari jonë, është absurd të konstatoni se keni ardhur ta rregulloni gjendjen në shkollën tonë, kur ne të gjithë e dimë se aty ku janë vendosur drejtoritë e dhunëshme gjithëçka ka shkuar shumë keq dhe në të kundërten e asaj që është deklaruar. Është e vertetë se na keni ftuar për dialog, por ky dialog i juaji ka qenë vetëm me të privilegjuarit ose me ate që thuhet krejt çka themi ne duhet vetëm të kryhet, dhe nuk ke asnjë të drejt të flasësh kundër ose të kundervihesh, të menqurit këte e quajnë diktat e jo dialog.
Ditën kur ju keni filluar lojen apo rolin e shkopit të dirigjentit, të cilin dikush jashtë shkolle e ka mbajtur, por ju keni pranuar të jeni kriminel të edukimit dhe arsimimit, ju jeni të njejtit njerz që keni denuar vrasjen e nxënësve të Kragujevcit nga forcat fashiste të kohës. (v.a. ka mundësi edhe kjo ngjarje ka qenë si rasti i kafenesë PANDA), edhe ne shqipëtarët e kemi denuar dhe kemi ndjerë për masakrën ndaj njerzëve/nxënësve të pafajshëm, me lot në sy dhe mallëngjim na kujtohen vargjet në vjershat e Desanka Maksimoviqit, të cilat edhe sot na bëjnë të ndjehemi keq për nxënsit që humbën jetën. Kjo ngjarje ishte denuar nga të gjitha shtetet dhe popujt e botës së civilizuar. Me qëllim po ju përkujtojmë këte ngjarje për të ju bërë me dije se ju po e bëni të njejtin veprim/terror edhe pas 46 vjetëve. A nuk është përseritje mbyllja e shkollës së Kragujevcit si tani që po ndodh mbyllja e shkollës në Obiliq, Podujevë, Vitomiricë dhe tani edhe në Lipjan. A nuk është për ju zotërinjë, vrasje njësoj si ajo e Kragujevcit edhe kjo e mijëra nxënësve shqipëtar nga bankat shkollore veq në formë tjetër kjo perzanje nga klasët dhe bankat e tyre.
Ju po vrani këta fëmijë, këta nxënës, ju jeni gati për ti vrarë, ju për qudi keni ftuar mjetet e informimit dhe po jepni intervista për të tregu krimin tuaj para Evropës dhe botës, këto marrina dhe poshtërsi të cilat nuk do të mund ti laj as Danubi.
Pse e thirrët milicinë në shkollë, si organizuat qytetarët në hyrje dalje të shkollave dhe nëpër korridore të provokojnë nxënësit shqipëtar, si nuk turpëroheni kur qytetarët serb dalin buzë rrugëve dhe tek dyert e shtëpive të tyre dhe provokojnë nxënësit shqipëtar të cilët të organizuar shkojnë drejt stacionit të autobusëve për tu shpërnadarë nëpër shtëpitë dhe vendbanimet e tyre. Ata po shpërndahen të qetë me mendjen dhe brengën e tyre kur ata përseri do të kthehen në shkollën e tyre. Ju kërkuat që ne ta pranojmë Serbinë si shtetin tonë, por harruat se kjo është e njetë sikur të pranohet njerka si nënë, fëmija këte edhe mund ta pranoj deri sa të rritet dhe të pjeket dhe ta kuptoj se njerka kurr nuk zëvendëson nënen, për këte edhe ne nuk mund ta njohim apo pranojmë si nënë tonën një shtet i cili neve na vret, burgos, malterton, na mbyllë shkollat, spitalet, fabrikat dhe një shtet që qartë është kundër gjithëçkaje që është shqipëtare.
Ju bëjmë me dije se kurrë nuk do të mund të fikni edukimin dhe shkollimin e shqipëtarëve, gjuha shqipe do të vazhdoj të mësohet edhe në këte shkollë në të cilën ju përkohësisht por jo legalisht po e mbani të okupuar, edhe e keni instaluar një pushtet por kurrë mos harroni që kjo shkollë është e shqipëtarëve dhe këte e kanë ndërtuar prindërit e këtyre fëmijëve me mund e ndjersë, fëmijët shumë shpejtë do të kthehen në bankat e shkollën e tyre.
Në intervisten ku zonja Grujiq ka dhënë për Radion serbe “Prishtina” ajo thotë: “nuk është qudi pse e kemi një shkollë të pastërt etnikisht serbe në Lipjan, sepse në të njejtën kohë kemi edhe shumë shkolla njëtenike në shumë vendbanime shqipëtare. E lartëpermendura sikur ka shpejtuar me deklaratën e saj dhe sikur ajo po tregon se këtu ka ardhur për të shkatrruar e jo për të përmirsuar gjërat”. Ajo do të duhej të tregonte se kjo udhëheqje e dhunëshme prej momentit që është instaluar ka shkatërruar gjithëçka që ishte shqipëtare, dhe po vazhdojnë të shkatërrojnë.
A jeni ju ata që morët nga 15,000 din. nga i juaji i shenjëti i vdekuri “Sveti Sava” i cili nga varri ua dërgoi këto para të cilat janë të arsimtarëve shqipëtar, pa menduar fare se ju latë pa rroga dhe të uritur fëmijët që ju shtirreni se i doni.
A jeni ju ata që vetëm pas një muaji morët edhe nga 3,000 dinar për të cilat dyshohet se ishin para të shujtës së nxehtë dhe para të rrugës së profesorëve shqipëtar, para këto të cilat është dashur të ju ndahen të gjithë punëtorëve, kjo është vjedhje.
Si nuk ju vie turp që në të njejtën ditë kur i keni larguar dhunshëm nxënësit së bashku me mësimdhënësit ju keni marrë apo vjedhur nga arka disa mijra dinar dhe me buzëqeshje para tyre keni numëruar paratë të cilat i keni vjedhur nga ish kolegët tuaj shqipëtar.
A jeni ju e njejta drejtori e dhunëshme e cila ka dënuar profesorët shqipëtar, nxënësit dhe fëmijët e pafajshëm dhe i keni ftuar në një mbledhje për të cilën keni qenë njëmijëpërqind të sigurtë që shqipëtarët nuk do të ju vinë, ju denuat shqipëtarët për dëmet të cilat u shkaktuan nga nxënësit serb dhe të njejtat ua përshkruat kujdestarëve të klasëve, profesorëve shqipëtar edhe pse dëmi dy milliard dinar nuk ishte i tyre e as i nxënësve të tyre por ishte i serbëve të cilët ishin shtyrë nga drejtoria e dhunëshme. Të gjitha këto i keni bërë për të filluar konfliktin, rrahjen por edhe gjakderdhjen, duke tentuar ti arrini qëllimet për çka edhe keni ardhur këtu. Ajo pse nuk erdhi deri te plani i juaj është maturia e shqipëtarëve të cilët ishin gjakftohët, të durueshëm, dhe bash ky durim ka vërtetuar se shumë të kqija që ju i keni planifikuar ju kanë dështuar.
Ne mendojmë se ka ende shanca që ti kthehemi mësimit dhe jetës së përbashkët, hapni sytë, vendosni gishtin në kokë dhe mirë mendoni çka do të thotë tua mbyllësh dyert e shkollës mëse 2500 nxënësve. Kjo është një armatë e tërë të cilët kanë bashkëatdhetarët dhe familjarët të cilët kurrë nuk do të pajtohen me metoda të tilla dhe vendime diskriminuese. Për këte ju themi kontrollojeni vehtën dhe vendimet tuaja nga të cilat do të kemi pasoja të paparashikuara për ne të gjithë.
Në këte letër të hapur kemi shkruar shumë pak nga ajo që ka ndodh në shkollën tonë, të tjerat ju shumë mirë i dini se çfarë jeni duke bërë, andaj ju propozojmë që ti ktheheni realitetit, dialogut dhe marrëveshjeve, nëse vërtet dëshironi të jetoni bashkë me shqipëtarët, por nëse ne ju injorojmë edhe ashtu jeni shumë pak në Kosovë do të duket se ju nuk ekzistoni fare.
Pasojnë nënshkrimet e profesorëve, prej të cilëve në arkiv ne kemi gjetur vetëm 5 nënshkrime.
Vërejtje: Nëse ju dëshironi (i drejtohem drejtorisë serbe të dhunëshme) ta ktheni letrën, këte mund ta bëni në adresat vijuese: Secilit nga anëtarët e kryesisë së Sindikatës së Pavarur të QAM-os, ose te kryetari i Sindikatës së pavarur të QAM-os, Selatin Retkoceri, profesor i lëndëve ekonomike. Eventualisht te sekretari i organizatës sindikale Basri Demiri, profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Autori i shkrimit:
Selatin Retkoceri, ish profesor i lëndëve ekonomike në QAM-o të Lipjanit dhe themelues dhe kryetar i SP
Kjo letër është shkruar në prillin e vitit 1991
Letra ishte dorzuar në adresë të organit të dhunshëm të QAM-os, por shpejt kishte perfunduar në duart e komitetit komunist të komunës, SUP dhe UDB.

COMMENTS