Opozita në Lipjan e cilëson performancën e ekzekutivit joprofesionale

Opozita në Lipjan e cilëson performancën e ekzekutivit joprofesionale

Zyrtare: Arbëria shkarkon trajnerin (Foto)

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit në mbledhjen e rregullt të KK-së, të enjten, ka publikuar raportin e punës për periudhën janar – qershor të këtij viti, i cili nga opozita është cilësuar i mangët.

Sipas opozitës, ky raport nuk ka publikuar të dhëna të detajuara lidhur me menaxhimin e parasë publike, madje drejtoritë nuk i kanë përmendur sfidat e tyre me të cilat janë përballur për gjashtë muaj dhe njëkohësisht raportet nuk i kanë përgatitur në mënyrë profesionale siç kërkohet në bazë të formatit, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, para këshilltarëve ka thënë se në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe synimet e ekzekutivit ka një avancim në performancën e departamenteve në të gjitha sektorët. Sipas tij, treguesit tek të hyrat buxhetore duken jo 100 për qind të realizuara në gjashtëmujorin e parë të vitit, por janë indikatorët e sigurt se gjatë pjesës së dytë të vitit do të përmbushen sipas planifikimeve.

COMMENTS