Organizohen vizita shëndetësore në shkollat fillore të Komunës së Lipjanit

Organizohen vizita shëndetësore në shkollat fillore të Komunës së Lipjanit

TIGRAT krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme (Video)

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale në Lipjan nga fillimi muajit nëntor ka organizuar vizitat sistematike shëndetësore nëpër shkollat fillore të Komunës së Lipjanit ka thënë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni.

Ajo ka shtuar se me qëllim të një kujdesi më të mirë për shëndetin e fëmijëve, ekipe mjekësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan javë më parë kanë filluar dhe ende vazhdojnë me vizitat sistematike shëndetësore nëpër shkolla, ku po bëhen egzaminime të ndryshme shëndetësore si problemet eventuale me zemër, mushkritë, shëndeti oral, të pamurit, të dëgjuarit, pesha e trupit, gjatësia, qëndrimi dhe zhvillimi trupor, deformimet eventuale të boshtit kurrizor, ndryshimet trupore gjatë fazës së pubertetit etj, ka theksuar ndër të tjera drejtoresha Hajnuni, ajo po ashtu ka bërë të ditur se vizita të tilla, me një gamë të gjërë të egzaminimit shëndetësor, po ndodhin për herë të parë në Komunën e Lipjanit, me synimin që këto vizita të përsëritën për çdo vit dhe të shtohën edhe shërbimet tjera të cilat janë në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

E gjithë kjo fushatë shëndetësore po bëhet duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore që komuna gjegjësisht DSHPS ka karshi shëndetit të qytetarëve lipjanas, në veçanti karshi shëndetit dhe zhvillimit psikomotorik të fëmijëve tonë, shkruan Faqja zyrtare, perjell Ulpianapress

COMMENTS