Osmani pret në zyrë deputetët nga Lipjani

Osmani pret në zyrë deputetët nga Lipjani

Kryetari Ahmeti përcjell nga afër punimet në shtratin e lumit në Sllovi

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është vizituar nga tre deputetët e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, Shkelzen Hajdini dhe Ilir Tasholli, njofton Ulpianapress.

Në një postim të Hajnunit, të ilustruar dhe me foto shihet se së bashku me deputetët Shkelzen Hajdinin dhe Ilir Tashollin në zyrën e Osmanit, teksa është shprehur se Kryeparlamentarja e parë femër e Kuvendit të Kosovës i jep një imazh të ri këtij Institucioni të Republikës.

Hajnuni, Hajdini edhe Tasholli, vijnë nga rajoni i Lipjanit.

Kjo ka qenë vetëm njëra nga vizitat që ia kanë bërë Osmanit, në javën e parë të punës së saj, si Kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës./Ulpianapress/Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

COMMENTS