OVL e UÇK-së, nderon me mirënjohje Sabit Pacollin

OVL e UÇK-së, nderon me mirënjohje Sabit Pacollin

​ PDK pjesë e ACRE

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan, ka nderuar me mirënjohje ish-kryetari e AKR-së së Lipjanit, Sabit Pacollin, shkruan Ulpianapress.

Përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare, Pacolli ka bërë të ditur se kjo mirënjohje do të shërben për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, duke kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për liri.

Shënimi i plotë i Pacollit:

Mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të UÇK -së në Lipjan, kjo mirënjohje do të shërben edhe njëherë bashkëpunimin time në të ardhmen, duke kujtuar të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësimin e këtij vendi.

Një falënderim shkon edhe për Kryetrarin e shoqatës, Z. Ali Mejzinolli i cili më nderoi me këtë mirënjohje. Dëshmorët e Kombit, me gjakun e tyre, mbjellën gurë themelin e lirisë së Kosovës.

UÇK -ja do të jetë gjithmonë në zemrat tona!

Me respekt,
S. P

COMMENTS