Pacolli bëhet prapë “bashkë” me LDK

Pacolli bëhet prapë “bashkë” me LDK

Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për ftesën e LDK-së për një tryezë të përbashkët si dhe Platformën e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Pacolli për “Gazeta Blic”, tha se partia e tij është një parti liberale, e cila do të marrë pjesë në çdo tryezë.
“AKR është një parti liberale, ne do të marrim pjesën në të gjitha tryezat”, ka thënë Behgjet Pacolli.
(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Kujtojmë që, Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar kryetarët e partive politike që të mërkurën e kësaj jave në një tryezë të përbashkët me qëllim të tejkalimit të gjendjes së krijuar në vend.
Në letrën dërguar partive politike, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.
Tryeza politike do të mbahet të mërkurën në ora 13 në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, Kadri Veseli, ka prezantuar një platformë politike, përmes së cilës u bënë thirrje gjithë liderëve të partive politike për krijimin e një ekipi të përbashkët me pjesëmarrje edhe të shoqërisë civile – për këto pesë tema: 1. Dialogu me Serbinë, 2.Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, 3.Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, 4.Agjenda e Integrimeve Evropiane, 5.Reforma Zgjedhore.

COMMENTS