Pak para dasmës i vijnë sms dhe foto si burri e tradhtonte. Hakmarrja që i bëri në altar

Pak para dasmës i vijnë sms dhe foto si burri e tradhtonte. Hakmarrja që i bëri në altar

Kështu e mbron pastori gjerman pronarin e tij

Gjithçka ishte bërë gati dhe të gjithë po prisnin. Por vetëm pak orë para se të shkonte në altar, mësoi atë që s’do donte kurrë, të paktën në vigjilje të dasmës: Ai që për pak do të bëhej burri i saj, e tradhtoi me një tjetër.

Në çast e mblodhi mendjen dhe në vend që të anulonte dasmën, vendosi diçka tjetër: Të hakmerrej me dhëndrin, pikërisht para gjithë të ftuarve që do të vinin për dasmë.

Gruaja australiane Ashley Doe, ishte me shoqet e saj duke pirë diçka në një lokal, pak orë para se të mbërrinte e diela e dasmës, kur i mbërriti një mesazh nga numër i panjohur: “Unë nuk do të martohesha me të, po ti?”

E menjëherë më pas mbërritën një varg mesazhesh shoqëruar me screenshot ku dukej i shoqi dhe një femër tjetër.

Në screenshot që i erdhën ishin dhe disa mesazhe që i shoqi Aleks, ia kishte dërguar dashnores së tij:

“Ke një trup të paparë”. “Të kishte e dashura ime gjysmën e këtij trupi që ke ti…”, shkruante ndër të tjera i shoqi në komunikim me dashnoren që kishte kapur.

After A Bride Realized Her Fiance Was Cheating, She Got the Ultimate Revenge at the Altar

Pasi e mblodhi veten, gruaja vendosi që të nesërmen të shkojë në kishë.

Dhe, në vend që të shqiptoheshin premtimet solemne të nuses dhe dhëndrit, ajo mori fjalën, duke u treguar të pranishmëve të gjitha mesazhet dhe fotot që i mbërritën.

Më pas, tha: “Edhe pse qenke një njeri i lig, unë jam e lumtur që ti je këtu sot. Sepse sot nuk po festoj një martesë, por ndershmërinë dhe kërkimin e një dashurie të vërtetë”, – tha gruaja që flaku vellon e nusërisë. /noa.al/

COMMENTS