Paralajmëron Konjufca: Do ta rrëzojmë Thaçin me protesta

glauku_1500060950-5935661

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka theksuar se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shkel Kushtetutën në rastin e mandatatimit për formimin e Qeverisë, atë do ta rrëzojnë me protesta.
Gonjufca ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, nuk i ka numrat për formimin e Ekzekutivit të ri, edhe përkundër faktit që koalicioni fitues thotë se i ka të sigurtë përkrahjen e 61 deputetëve për formim të Qeverisë.

“PAN’i nuk i ka numrat. Fjalët e tyre janë vetëm sa për të blerë kohë dhe sa për të bërë presion medial”, ka thënë Konjufca në Rrokum.

Sipas deputetit të VV”së, edhe nëse formohet Qeveria e re nga ana e PAN’it, ajo nuk do të ketë jetëgjatësi.

Konjufca e quan PDK’në është e keqja më e madhe e vendit, “ndaj duhet të shkojë në opozitë e demokracia të rilind në Kosovë”.

Të ngjashme

By