Paralajmëron Presidenti: Edhe 40 ditë afat për vizat, kryejeni Demarkacionin

Thaçi bën thirrje për unitet politik rreth vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë vetëm edhe 40 ditë që i kanë mbetur Kosovës për t’i dhënë epilog çështjes së Demarkacionit dhe të hapen rrugët drejt heqjes së vizave.
Duke folur para gazetarëve në konferencën e fundit për këtë vit, Thaçi e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk e ndryshon qëndrimin e tyre sa i përket kushteve të vëna.

Thotë se tashmë kjo është vetëm çështje e brendshme e Kosovës.

“Edhe 40 ditë afat përndryshe besoj ose do të paguamë çmim të madh të gjithë për shkak të mos kalimit të demarkacionit”, tha kreu i shtetit.

Ai shtoi se beson që do të gjendet zgjidhje javët e ardhshme dhe do të kalohet në parlament”.

Hashim Thaçi foli edhe për ushtrinë. Tha se beson që e njëjta do të formohet në pjesën e parë të vitit që vjen.

Në fjalën e tij drejtuar gazetarëve për fundvit ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të hyjë në fazën finale dhe se kjo sipas tij do të thotë fazë e pajtimit dhe njohjes.

COMMENTS