Pas 10 vitesh martesë, gruaja zbulon se çfarë ndodhi kur i tha burrit se donte të flinte me burra tjerë

Pas 10 vitesh martesë, gruaja zbulon se çfarë ndodhi kur i tha burrit se donte të flinte me burra tjerë

Fshati më i ftohtë në botë thyen rekordet

Dhjetë vjet në një martesë, e cila në dukje ishte e lumtur, Anita Cassidy, 40 vjeç, i tha burrit të saj Marc, 46, se jeta në çift kishte filluar të ishte e mërzitshme dhe se donte partnerë të tjerë seksuale dhe emocionalë në jetët e tyre. Ai u pajtuar se mund të merrnin të dy dashnorët e tjerë.

Por a ka vend në një martesë për më shumë se dy persona?

Për këtë u pyeten Anita dhe Marc, dhe i dashuri i saj italian Andrea, 30 vjeç, për të shpjeguar situatën e tyre të pazakontë, transmeton Indeksonline.

Historia e Anitës

Rreth një viti më parë, unë e bëra publike marrëdhënien time të re duke e publikuar në facebook një foto ku ishte bashkëshorti im dhe unë duke shijuar ditën me dy fëmijët tanë.

Miqët pyeten edhe për djalin tjetër që ishte në foto dhe unë ju përgjigja se ishte Andrea- i dashuri im.

E di që kjo gjë i tronditi ata të cilët menduan se Marku dhe unë ishim një çift që i dedikonim jetën vetëm njëri-tjetrit, por realiteti ishte që tre vjet më parë u ulëm në tryezën e kuzhinës dhe kishim bisedën më të vështirë të jetës sonë.

Pas një dekade shumë të lumtur së bashku, i thashë Marc se ai nuk ishte i mjaftueshëm për mua.

Ne kishim një jetë të mrekullueshme dhe së bashku bënim një ekip shumë të mirë të prindërve, por unë doja më shumë.

Unë nuk doja që të ndahesha me të, por i thash se ideja e seksit vetëm me të për 40 vitet e ardhshme nuk ishte aspak ajo që dëshiroja më.

Ishte e vështirë ta thuash. Bërtitëm së bashku dhe të dy më pas u bëmë shumë të mërzitur. Pastaj, për të ma lehtësuar mua, ai tha: “Epo, le ta provojnë një mënyrë tjetër”.

Nëse dikush më thoshte pak vite më parë për një lidhje të hapur me burrin tim, unë do kisha qeshur. Më pëlqen jeta që kam me fëmijët, edhe seksi me Marc gjithmonë më ka pëlqyer, por thellë brenda vetës isha e vetmuar.

Hapja e debateve në martesë na ndihmoi shumë. Ne komunikonim më mirë dhe seksi ishte më i mirë.

Kështu fillova përpjekjet për ta takuar dikë.

Për këtë, mënyrat më të mira mu duken platformat online.

Në një faqe takimesh unë kam dhënë informacione të shumta rreth vetës sime dhe dëshirave seksuale- gjë që i cek gjërat të cilat nuk i kam menduar ma parë. Kështu ata punuan në shpejtësi për të më takuar me dikë dhe në këtë mënyrë pata një takim brenda një jave.

Ky takim më bëri mua nervozë.

Marc qëndroi në shtëpi me fëmijët kur dola jashtë për herë të parë, dhe biseduam për atë kur u ktheva në shtëpi.

Ajo natë nuk kishte shkuar mirë, dhe unë e pashë atë djalë vetëm dy herë. Ashtu si shumica e takimeve që kisha gjatë atij viti.

Sa herë që dilja në ndonjë takim, Marc e dinte se ku do të shkoja dhe me kë.

Më pas takova Andrean, me të cilin kuptohemi shumë mirë dhe kemi mendime të njëjta.

Atë e takove me Marc pas 9 muajve dhe me fëmijët të cilët janë 8 dhe 10 vjec, pas një viti.

Unë e di se njerëzit e kanë të vështirë për ta kuptuar situatën tonë.

I thash nënës sime kur ajo erdhi në pushime me ne dhe ishte e qartë se diçka nuk ishte mirë mes meje dhe Marc.

Kur i tregova ajo ishte shumë më e relaksuar për atë se sa prisja- në fund të fundit, ajo thjeshtë dëshironte të isha e lumtur.

Marc gjithmonë ishte i lirë të takonte vajzat e tjera, por, pas disa takimeve, ai e kuptoi se nuk ishte në natyrën e tyre. Marrëdhënia me më shumë persona nuk është për të gjithë.

Ne ndaluam të flinim së bashku rreth 18 muaj më parë dhe tani kemi rënë dakord edhe të ndahemi.

Do të largohem së shpejt me fëmijët dhe të jetoj me Andrean.

Marc dhe unë ende kalojmë Krishtlindjet së bashku- të dy duam të mbajmë në një mënyrë marrëdhënien tonë. A e dua akoma? Sigurisht që e dua, pr nuk është më një dashuri seksuale. Ai gjithmonë do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime.

Pra kam ardhur në përfundim se monogamia nuk është për të gjithë ashtu sic nuk është poligamia.

Historia e Marc- burrit të Anitës!

Ne të dy e dinim se Anita nuk ishte plotësisht e lumtur- së pari mendova se kishte nevojë për më shumë hapësirë.

Dhe në fillim kjo ishte ajo që tentuam të bënim. T’i jepnim Anit më shumë kohë dhe hapësirë.

Nëse Anita do të kishte një lidhje pas shpinës, sigurisht që nuk do të ishte e mirë. Një gjë e cila e bëri këtë gjë të menaxhueshme ishte se ajo u tregua e ndershme.

Unë nuk ua tregova miqve se çfarë po ndodhte në fillim. Ua shpjegova vetëm rrethanat kur ne vendosëm të jetonim larg. Kam frikë se unë u trishtova nga reagimet tyre kur thoshin se ne kishim nevojë për një avokat që të divorcoheshim dhe ato se ata nuk do kishin lejuar kurrë një gjë të tillë.

Unë nuk mund të them se nuk u lëndova. Dhe pse vendosa që të lejojë këtë është se unë lexova shumë për poligaminë. Reagimi i parë ishte “jo, kjo nuk është e mundur”, por cila ishte alternativa tjetër?

A do të dëshiroja që bashkëshortja ime të rrinte e martuar për fatkeqësi? Absolutisht jo. Nëse e doni dikë, doni që ata të jenë të lumtur.

Në ditët në fillim kur Anita filloi takimet unë fillova të shihja atë se si do të zgjerohej martesa jon, në vend që të shoh atë se si do të zëvendësohesha unë. Megjithatë, ishte e vështirë.

Është e vërtetë që edhe unë fillova disa takime, por nuk mendoja se po e ndjejë atë që po bëj. Disa njerëz kanë dëshirë të kenë marrëdhënie të tjera që ua lejon gruaja, por unë e kam zbuluar se kam një preferencë për monogaminë.

Unë kurrë nuk do të isha i pabesë në një marrëdhënie, madje edhe para Anitës.

Ishte vendim i duhur për t’u ndarë, por nuk ndjej keqardhje për atë që kemi bërë. Për mua, ajo më ka jep mjaftueshëm, atë që të provojë të paktën një herë se si është të jetosh me dikë.

Unë e kam atë vizion në kokë që kur të plakem të jem i ulur në një stol me një person të veçantë, por kjo nuk do të jetë Anita- nuk do të doja që ajo të jetë Anita nëse dytë nuk e duam të njëjtën gjë.

Ende e dashurojë atë, por është një lloj i dashurisë që do të thotë të pranosh që ajo ka nevojë për një lloj tjetër të jetës.

COMMENTS