Pas vdekjes së punëtorit të Bechtel-Enkas, diçka e papritur po ndodh me punëtorët e kësaj kompanie

Pas vdekjes së punëtorit të Bechtel-Enkas, diçka e papritur po ndodh me punëtorët e kësaj kompanie

SALI BERISHA TREGON NËSE DO VAZHDOJNË PROTESTAT KUNDËR EDI RAMËS

Pas vdekjes së 30 vjeçarit nga Prizreni në autostradën “Arbën Xhaferi”, kanë nisur pakënaqësitë brenda punëtorëve të Bechtel-Enkas.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, të njëjtit thonë se kanë marrë urdhra nga shefat përkatës të kompanisë që të punojnë edhe pasditen e sotme. Mirëpo, kjo nuk u pëlqeu disa prej tyre.

“Sot na ka vdek shoku e ne të punojmë, kjo është e papranueshme”, ka thënë njëri prej tyre.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm,një punëtor i kompanisë “Bechtel-Enka” është shkelur për vdekje nga një kamion që po punonte në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

Aksidenti ka ndodhur në trasenë ndërmjet fshatrave Kovaqec e Nikaj të Kaçanikut.

COMMENTS