PDK e Lipjanit bëjnë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit dhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë

PDK e Lipjanit bëjnë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit dhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë

Kryetari Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Europes nga programi për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali

Partisa Demokratike e Kosovës dega në Lipjan kanë bërë sot homazhe me rastin e 21 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të UÇK-te shtatorja e Komandanti legjendar Adem Jashari, në sheshin e Lipjanit që mban po të njejtin emër, për të nderuar dhe përkujtuar luftën heroike dhe sakrificën legjendare të familjes Jashari, shkruan Ulpianapress

Sipas tyre, Epopeja e UÇK-së është pasqyra më e mirë e përpjekjeve të djemve dhe vajzave për të realizuar ëndrrën shekullore të brezave për liri dhe mvetësi.

Me rastin e përvjetorit të Epopesë së Lavdishme të UÇK-së dhe rënies së Komandatit Legjendar Adem Jashari, kryesia e degës në krye me znj.Selvije Halimi, ka bërë homazhe pranë shtatores së Komandatit Adem Jashari dhe pranë Kompleksit Memorial të dëshmorëve në Kleçkë.

Epopeja e UÇK-së është pasqyra më e mirë e përpjekjeve të djemve dhe vajzave tona për të realizuar ëndrrën shekullore të brezave për liri dhe mvetësi.

Veprat sublime të dëshmorëve tanë janë themeli i shtetit tonë dhe udhërrëfyesi kryesor i ndërtimit të saj.

Përjetësisht Nderim dëshmorëve të Kombit!“, shkruan në faqen zyrtare të PDK-së së Lipjanit./Ulpianapress.

COMMENTS