PDK e Lipjanit : Kuvendi vendosi jashtëligjshëm për lokacionin e plehrave

PDK e Lipjanit : Kuvendi vendosi jashtëligjshëm për lokacionin e plehrave

Avokati Berisha porosit Thaçin: Lexoje nenin 124 (Tradhtia ndaj vendit)

PDK, në Lipjan ka ngritur akuza ndaj organit të Kuvendit Komunal se në mënyrë të jashtëligjshme ka marrë vendim për caktimin e lokacioneve për deponimin e mbeturinave nga ndërtimet, demolimet e tyre dhe groposjen e kafshëve të ngordhura.

Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, njëherësh shefi i grupit të këshilltarëve në KK të Lipjanit, ka thënë se “Komuna ka shkelur ligjin Nr. 04/l-060 për mbeturina, neni 40 Menaxhimi i mbeturinave nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore. Komunës duhet të caktoi vendin për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet jashtë zonave urbane, por ligji nuk trajton groposjen e kafshëve të ngordhura sepse Ligji për mbeturina , neni 3 tek Përjashtimet, pika 1 ku thuhet se dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për : Tek pika 2 paragrafi 2.3 thuhet : kërmat e shtazëve që nuk janë ther por kanë ngordhur”, ka thënë ai.

Daut Azemi, kryesues i KK-së në Lipjan, thotë se “këtë vendim tashmë e kanë marrë vetëm për përcaktimin e lokacionit për deponimin e mbeturinave nga ndërtimet dhe demolimet e tyre dhe për groposjen e kafshëve të ngordhura. Drejtoria e urbanizmit i ka ofruar dy propozime për lokacion”./Ulpianapress/

COMMENTS