PDK e Lipjanit uron Krishtlindjet

PDK e Lipjanit uron Krishtlindjet

BANORËT AKUZOJNË LLADROVCIN “ E QOVE RRUGËN KAH ARAT E TUA”

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan, të gjithë besimtarëve katolik, ua ka uruar festën e Krishtlindjeve, duke ju dëshiruar paqe, dashuri e begati.

Në urimin e degës që drejtohet nga Hyzer Rizani thuhet mes tjerash se Krishtlindjet janë mesazh i lindjes së shpresës, përkushtimit ndaj besimit dhe njerëzimit.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, uron besimtarët e Krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjeve, me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe e bekim në familjet e të gjithëve.
Në këtë ditë të harmonisë e të mirëkuptimit si dhe të shpresës së përjetshme të njeriut, shfrytzojmë rastin që të gjithë besimtarëve të Krishterë shqiptarë kudo që janë të ju urojmë- GËZUAR Krishtlindjet.
Lusim Zotin që në familjet Tuaja të keni gjithmonë paqe, shëndet, begati, harmoni e unitet, për të cilën ne, si shqiptarë kemi nevojë më shumë se kurrë.
Urime të gjithëve! Për shumë mot!”, thuhet në urimin e këtij subjekti politik./Ulpianapress/

COMMENTS