PDK-ja në Lipjan akuzon Qendrën mjekësore për keqmenaxhim

PDK-ja në Lipjan akuzon Qendrën mjekësore për keqmenaxhim

Kryetari Ahmeti, sot ka pritur në takim Besnik Tahirin dhe Ahmet Zejnullahun

Komuna e Lipjanit dhe menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë këtij viti nuk kanë treguar seriozitet për ta ngre cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndërkaq menaxhmenti i QKMF-së nuk po arrin ta menaxhojë stafin e vet derisa një numër i madh i mjekëve e nisin punën me shumë vonesa pa ndonjë arsyeje konkrete, ndërkohë asnjëherë nuk po merren masa ndëshkuese ndaj tyre, pastaj laboratorët dhe ordinancat stomatologjike në këtë institucion shpeshherë nuk funksionojnë shkaku i defekteve të ndryshme teknike. Gjithashtu ky institucion që nga fillimi i këtij viti është përballur edhe me mungesë të barnave esenciale derisa menaxhmenti i këtij institucioni nuk ka bërë ndonjë plan të detajuar për furnizim me barna. Po ashtu edhe niveli i pastërtisë vazhdon të mbetet i dobët derisa banjat nuk janë rinovuar prej vitesh.

Rreth keqmenaxhimit në këtë institucion të martën ka reaguar subjekti më i madh opozitar, PDK-ja, duke akuzuar komunën dhe menaxhmentin e QKMF-së për mosinteresim në ngritjen e cilësisë së shërbimeve

Koha Ditore

COMMENTS