PDK kritikon qeverisjen Ahmeti, kërkon pako të re emergjente

PDK kritikon qeverisjen Ahmeti, kërkon pako të re emergjente

Thaçi: Ju konfirmoj se vizat hiqen sivjet

Kuvendarja e PDK-së së Lipjanit, Lumturije Bytyqi-Hasani, ka kritikuar qasjen e qeverisë karshi menagjimit të situatës me virusin Covid-19, percjell Ulpianapress.

Hasani në një shënim ka thënë se kjo parti kërkon pako të re për menaxhimin e situatës, gjithashtu i ka bërë thirrje Kuvendit Komunal në Lipjan qe të thërret senacë të jashtëzakonshme për miratimin e pakosë tetë pikëshe të propozuar nga PDK-ja.

Ajo tutje ka vazhduar duke kritikuar qeverisjen Ahmeti se po rri e heshtur dhe vetëm po shikon ‘seri’.

“Në kohën kur numri i të qytetarëve lipjanasë nga Covid-19 po rritet, Komuna e Lipjanit ka vendosë të rri e heshtur dhe të shikoj ‘seri’.

Kuvendi i Komunës do të duhej të ftohej për një pako të re për menaxhimin e situatës së pandemisë, dhe jo të pauzojë siç është duke vepruar.

➡️Komuna urgjentisht duhet të marrë hapa të ndihmojë qytetarët si:

🔹️Të ndajë mjete në vlerë prej 50 euro për të çdo qytetar të prekur nga virusi, për të lehtësuar sado pak trajtimin,

🔹️️Të ndajë mjete në vlerë prej 100 euro për të personat mbi moshën 65 vjeçare të prekur nga virusi,

🔹️Të subvencionojë bujqit me shuma shtesë, pas analizave për humbjet që kanë pasur gjatë kësaj periudhe,

🔹️Qytetarët me asistencë sociale të ndihmohen rregullisht (në baza mujore) me pako ushqimore dhe të ndajë mjete në vlerë sa asistenca që marrin,

🔹️Nënat vetëushqyese të ndihmohen rregullisht (në baza mujore) me pako ushqimore,

🔹️Fëmijët bonjakë të ndihmohen rregullisht (në baza mujore) me pako ushqimore dhe të ndaj mjete në vlerë prej 50 euro për një fëmijë.

🔹️Të subvencionojë në shumë prej 100 euro çdo grua që lindë fëmijë gjatë kësaj periudhe,

🔹️Familjarët të të vdekurëve nga virusi Covid-19 të subvencionohen në shumë prej 100 euro.

Është koha të reflektohet karshi nevojave të qytetarëve.

📯Çdo gjë tjetër mund të pres, por jo shëndeti!”.

COMMENTS