PDK prinë bindshëm në sondazhin e Gazetës Ulpianapress

PDK prinë bindshëm në sondazhin e Gazetës Ulpianapress

Harta e Dodikut për ndarjen e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës (Foto)

Gazeta Ulpianapress ka realizuar një sondazh online, i cili kishte pyetjen se “Cilën parti në Lipjan do ta votonit?”.

Sondazhi është bërë përmes faqes “strawpoll.com”, ku gjithçka është transparente dhe askush nuk mund të votojë dy herë.Sot është dita e tretë e sondazhit të nisur nga Gazeta Ulpianapress ku janë përgjigjur afër 700 votues.

PDK-ja prinë bindshëm në sondazh, me 444 vota, apo 64.25%.

Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 89 vota, apo 12.88%, saktësisht 0.8% më shumë se LDK-ja, e cila ka marrë përkrahjen e 12.01% të votuesve në këtë sondazh.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja ka marrë 6.95% të votave, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë partitë, Nisma dhe AKR-ja.

Lexuesit e Gazetës Ulpianapress do të mund të japin votën e tyre në këtë sondazh deri në fund të javës. KLIKO KETU dhe VOTO.

COMMENTS