Për Asociacionin diskutohet në Mitrovicë të Veriut

Për Asociacionin diskutohet në Mitrovicë të Veriut

Varroset 22 vjeçari nga Vushtrria pas djegies që pësoi nga gjeneratori

Në veri të Mitrovicës po mbahet tryeza e mundësuar nga organizatat Aktiv dhe Grupi për Ballkanin – BPRG.

Në këtë tryezë, tema janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndikimi në serbët kosovarë dhe në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Këtu u diskutua për gjetjet e raportit “Asociacioni / Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe , zgjidhjet e qëndrimeve të kundërta e shqiptarëve dhe serbëve.

Këtu po merr pjesë ish-zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj, si dhe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.

Ky i fundit tha se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është thelbi i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Derisa në anën tjetër Gecaj tha se ky asociacion duhet të bëhet në përputhje me Kushtetuten e Kosovës, derisa shtoi se qeverisja e kaluar i kishte ftuar këta të fundit për të folur për modulet e krijimit të këtij asociacioni në përputhje me kushtetuten, por serbët nuk iu ishin përgjigjur.

Ai tha se burimi kryesor në raportet Kosovë- Serbi është mosnjohja nga kjo e fundit karshi realitetit të ri të Kosoves shtet, njofton Klan Kosova.

COMMENTS