Pesë rrenat e Sabitit

Arian-Duriqi-1

Ka shkruar ose ia kanë shkruar në statusin e tij të pavërteta. Ka huqur në shumë raste. Po përgjigjem shkurt, sepse nuk kam kohë tash të merrem me të tutje.
Sabit, ke plasuar tashmë pesë rrena në publik, në atë publik jo të gjërë qe ke ti. Unë po të përgjigjem në të pestat, për hir të opinionit publik. Po ndërlidhem me dy statuset që ke pasur kundër meje.
E para: Djali im Beltroni nuk është përjashtuar nga shkolla asnjëherë. Ka marrë një fletëshim të rregull nga drejtori Driton Sadiku dhe këtë dokument do ta dëshmoj në gjyq kysmet kur do të përballemi unë dhe ti.
E dyta: Unë nuk kam ikur në Finlandë asnjëherë nga Kosova. E ke huq keq. Gjithmonë në zonën Shengen kam udhëtuar me viza të rregullta dhe herën e fundit kur e kam udhëtuar nga Kosova destinacion kam pas Francën dhe jo Finlandën sic gënjen ti.
E treta: Babai im nuk ishte pjesë e asnjë të palare në klub. Madje, secili sukses i atij klubi ndërlidhet me emrin e tij. Për më shumë informacione, ai ka dhënë shumë më shumë për klubin se sa që ka marrë. Për të mos thënë nuk ka marrë asgjë.
E katërta: Gazeta Ulpiana Press prej dy vjetësh ka pronar tjetër. Dëshmojnë dokumentet dhe unë nuk e di se si nga Perëndimi mund ta menaxhojë një medium në Kosovë. Nuk shkrep kjo. Unë në Ulpiana Press herë pas here shkruaj kolumne dhe ajo është e gjitha. Nuk kam asnjë ndikim tjetër aty. Gazeta ka një redaksi të respektuar për mua.
E pesta: Si e merr guximin nuk e di dhe flet për një shkrim të gazetës Ulpiana Press në adresë timen. Apo mos po më sheh edhe ëndër ti mua. Cfarë halli ke zotëri? Unë e kam parë atë shkrim diku në mesditë sot dhe e kam pëlyqer, sepse kështu zhvillohet gazetaria duke mos lejuar që edhe fëmijët të jenë pjesë e politikës. Kursi është në rregull, por jashtë politikës.
Dhe, meqë, ke dashur vetë ti hysh politikës është dashur dikush të këshillojë që kanë për të shkruar gazeta për ty, sepse bujkun nuk e trazon kush.
Sabit Pacolli, po të premtoj që debatin kena me vazhdu, po të premtoj se kemi me vazhdu edhe në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale. Edhe kur të duash ti. Ama, kam një kërkesë shumë miqësore. Debatojmë ku edhe si të duash, por gjithmonë me kushtin që ti personalisht të shkruash, pa ndihmën e askujt. Madje, shumë do të më pëlqente një debat televiziv me ty.
Mirëpo, mos e ul personalitetin tënd aq shumë duke u marrë me familjen, sepse unë kam pasur një kolumne rreth teje dhe ka qenë mendim personal i imi. Ti mund të vazhdosh të merresh me familjen time, mirëpo kjo tregon formimin e ulët njerzor të një personi të shtirur kinse më edukatë suedeze dhe humanistin e hamamit të hyrës.
Në fund po ta përsëris. Sot më datë 15 korrik 2017 ke bërë huqjen më të madhe në jetë. Unë nuk jam pjesë e stafit Ulpiana Press prej më shumë se dy vjetësh dhe nuk përzihem në politikat redaktuese të gazetës.

Shihemi në gjyq!…

Të ngjashme

By