Pjesë e historikut të KF Ulpiana

Pjesë e historikut të KF Ulpiana

Abazi debuton me humbje

Kjo foto publikohet vetëm si kujtesë e kohërave kur KF Ulpiana ishte anëtare e rangut më të lartë të futbollit të Kosovës.

Gjithashtu kujton kohërat, kur për shkak të uzurpimit nga serbët, të fushës së fotbollit në Lipjan, Ulpiana ishte e detyruar te lunante në oborrin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, në Banullë, që më shume i ngjante një are të lëruar se një fushe modeste. Poashtu kujton edhe kohërat, kur të gjithë lojtarët ishin të Komunës së Lipjanit. Në mesin e lojtarëve në foto është edhe drejtori aktual i KF Ulpiana, Fitim Arifi.

Emrat ne foto, te cilët i njohim, filluar nga Jusuf Kelmendi, Afrim Limani, Enver Breznica, Fetah Gashi, Fatmir Rashiti, Arian Dragaqina, Izjah Gashi, Ali Stublla, kryetar i suksesshëm i klubit, Bahri Sopa, Fatmir Lekaj, Ylber (nuk ia kujtojme mbiemrin), Shyqeri Salihu, Fitim Arifi, Gazmend Sopa dhe Naser Stublla.

Per ata pak lojtarë që nuk arritëm ti identifikojmë me emra, u kërkojmë falje!./Ulpianapress.

COMMENTS