Po e filmonte, gjirafa fluturon në ajër regjisorin

Po e filmonte, gjirafa fluturon në ajër regjisorin

Kështu hiqet pjesa e thyer e çelësit në makinë [Video]

Për të ishte një ditë normale pune, që nisi me filmimin e gjirafës Gerald, që pritej të dilte në qarkullim brenda disa muajve.

Por, dokumentari nuk do të përfundojë, të paktën jo nga regjisori Carlos Carvahlo. 47-vjeçari i njohur për punën e tij me kafshët e egra të Afrikës u bë viktimë e një teke të gjirafës, që papritur e goditi atë gjatë xhirimeve.

Goditja me kokë e kafshës ishte aq e fortë saqë regjisori fluturoi mbi 16 metra dhe u plas pa jetë në tokë.

Ndihmësit e tij dhe personat e tjerë të stafit u munduan që t’i japin ndihmën e parë, por goditja ishte fatale dhe Carlos kishte ndërruar jetë në vend.
Carlos është nominuar në disa kompeticione ndërkombëtare për punën e tij si fotograf dhe regjisor i dokumentarëve të ndryshëm kushtuar natyrës dhe botës së egër afrikane.

COMMENTS