Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë

Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë

Exit Poll-i: Prizrenin e fiton Shaqir Totaj

Policia e Kosovës ka identifikuar 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, 13 persona të dyshuar dhe ka iniciuar 10 raste për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës” në zbatim të planit operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshë-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit” që ka zgjatur nga 3 deri më 7 dhjetor në gjithë territorin e Kosovës.

Në realizim të këtij plani, pos të gjitha Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga stacionet policore përkatëse, ka njoftuar policia.

Gjate zbatimit të këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime:

Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),
Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,
Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,
Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,
Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktime e trafikimit,
Shtetasit e huaj janë dorëzuar Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të Huaj,
Për shtetasit kosovarë, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz”, thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.

© KOHA

COMMENTS