Policia nuk e fal as zyrtarin komunal të Lipjanit, e dënon për maskë

Policia nuk e fal as zyrtarin komunal të Lipjanit, e dënon për maskë

Reshje të lehta shiu nesër, ja cilat qytete do të jenë më të ngrohta

Policia e Kosovës ka dënuar edhe zyrtarin kryesor financiar në komunën e Lipjanit, Visar Kozhanin, për shkak që nuk e kishte vendosur maskën.

Kozhani gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë, punoi pa pushim që qytetarëve të komunës së Lipjanit ti ofroj sherbime cilësore, duke rrezikuar që të infektohet nga Covid-19, sepse kontaktet ishin të shumta në shërbim të qytetarëve, mirëpo policia e Lipjanit po deshmon që para ligjit si punonjësit komunal ashtu edhe qytearët janë të barabartë.

Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Facebook, nga vetë Kozhani, i cila tha se nëse nuk e vendos maskën, pastaj kostoja një maske kap çmimin e 35 eurove.

Ai tutje ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskën dhe ti respketojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë./Ulpianapress/

COMMENTS