Porsche do të përdorë syzet e mençura për të përshpejtuar riparimet e veturave [FOTO]

Porsche do të përdorë syzet e mençura për të përshpejtuar riparimet e veturave [FOTO]

iPad i ri, pa butonin ‘Home’

Realiteti virtual është bërë shumë popullor në dizajnimin e veturave, por Porsche ka vendosur ta dërgoj atë një nivel më lartë.

Pas rezultateve të suksesshme të aplikimit të teknologjisë së realitetit virtual me anë të syzeve të mençura nga një pilot projekt në tetë servise të autorizuara, Porsche ka vendosur që këtë teknologji ta aplikoj në serviset e autorizuara të Porsche në SHBA dhe Kanada, transmeton Express. Këto syza punojnë me softuerin “Tech Live Look” i cili ofron imazh me rezolucion të lartë dhe auto fokus duke dhënë kështu detaje të pjesëve të vogla.

Po ashtu, këto syza kanë drita LED të cilat ndihmojnë për të ndriçuar zona të errëta.

Tipari kryesor i këtyre syzave është ai i mundësisë që të lidhen dhe transmetojnë imazhe drejtpërdrejt në qendrën e përkrahjes teknike të Porsche në Atlanta. Aplikimi i kësaj teknologjie ka reduktuar për 40% kohen e cila nevojitej për riparimin e veturave.

COMMENTS