Pritet kurorëzimi, por Hamilton e Vettel përplasen bashkë

Pritet kurorëzimi, por Hamilton e Vettel përplasen bashkë

Zyrtare: Abedin Salihu-DINO, kryetar i ri i KF Ulpianës

Ka nisur ashtu siç nuk mund të pritej kurrë gara për Çmimin e Madh të Meksikës, me dy pretendetët Vettel dhe Hamilton që pa mbaruar xhiroja e parë e kanë parë veten në dy vendet e fundit.

Vettel nisej i pari, po Verstappen e ka parakaluar duke pasur edhe një kontakt mes tyre. Piloti i Ferrarit është parakaluar menjëherë edhe nga Hamilton.

Por në kthesë ka pasur një tjetër kontakt, këtë herë mes Vettel dhe Hamilton, ku pjesa e përparme e Ferrarit është shpërbërë kur ka kapur në gomën e Mercedesit të Hamilton.
Kjo përplasje i ka detyruar dy pretendentët për titull që të përfundojnë të fundit derisa sa kanë shkuar në bokse për të bërë modifikimet e nevojshme.

Hamiltonit i nevojitet minimumi vendi i pestë për t’u shpallur kampion, një detyrë që vështirë se mund të arrihet në garën e sotme.

Ndërkohë ka nisur edhe hetimi për atë aksident tresh mes 3 Vettel, Verstappen dhe Hamilton që u nisën të parët në këtë garë./tch

COMMENTS