Prokurorja i liron hajnat e dyshuar për 20 vjedhje

Prokurorja i liron hajnat e dyshuar për 20 vjedhje

“Shfaqet” Saimir Tahiri, ja çfarë ka paralajmëruar për sot

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka arrestuar në flagrancë dy persona në Prishtinë duke kryer një vjedhje.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka gisht në rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Por pavarësisht arrestimit të tyre dhe suksesit të madh të policisë, prokurorja e rastit Iliriana Çollaku Tafa ka vendosur që të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Bekën për të mësuar se pse janë liruar personat në fjalë.

Me këtë rast, Beka ka sqaruar këtë situatë.

“Rasti është vjedhje e rëndë në tentativë, prokurorja e ka bërë ndalimin mirëpo kur kanë kalu 6 orët ajo i ka liru të njëjtit sepse Policia e ka kalu afatin e duhur ligjor, është dashur brenda gjashtë orëve me marrë aktvendim për ndalim kështu që kanë dështu për shkak se policia nuk e ka lajmëruar me kohë rastin, po ashtu e kanë gjetur edhe një sasi të vogël droge mirëpo edhe vjedhje e rëndë në tentativë” , ka thënë Beka për “Indeksonline”.

Më tej, ai ka shtuar se nesër prokurorja do të fillojë rast ndaj policëve në Inspektoriatin Policor të Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se sot arrestoi të dyshuarit K.Y dhe Gj.K të cilët po tentonin të kryenin vjedhje të rëndë në një rrugë të kryeqytetit.

“Sot rreth orës 04:00, zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”në Prishtinë.

Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: K.Y., mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Gj.K., mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.

COMMENTS