PSD e Lipjanit mbajti takim mobilizues me antarët e saj

PSD e Lipjanit mbajti takim mobilizues me antarët e saj

PDK akuzon komunën e Lipjanit për shpenzime enorme të parasë publike

Ditë më parë është caktuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të jetë 6 tetori, ku partitë politike kanë filluar përgatitjet mobilizuese për pjesëmarrje në këto zgjedhje, percjell Ulpianapress.


Kështu po vepron edhe PSD e Lipjanit ku gjatë ditë së djeshme mbajti një takim mobilizues me antarët e këtij subjekti politik.

“Sot u mbajtë takim mobilizues me antarë të Partisë Socialdemokrate, dega në Lipjan.
Në këtë takim u diskutua rreth mobilizimit dhe organizimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, ku PSD garon në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Lipjani dhe tërë Kosova po tregon se ky koalicion është i duhuri për një qeverisje sa më të mirë.

6 Tetori do jetë datë përcaktuese për ndryshimin e shumëpritur.

Partia Socialdemokrate – Dega Lipjan”, shjruan në faqen zyrtare të PSD-së së Lipjanit.

COMMENTS