PSD hap zyret në Lipjan

PSD hap zyret në Lipjan

Arrestohen dy persona, një në Janjevë e një në Akllap

Partia Socialdemokrate ka hapur gjatë ditës së sotme zyret në Komunën e Lipjanit.

Në përurimin e tyre, kanë qenë të pranishëm kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme, Aida Dërguti dhe koordinatori për Lipjan, Ardian Olluri.

Aty u tha se se fillimi i zgjerimit të PSD-së në këtë komunë, është një hap domethënës për mundësinë e zbatimit të politikave të nevojshme socialdemokrate.

Njoftimi i plotë i PSD-së

Partia Socialdemokrate hapi zyrat sot në Lipjan. Kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjitshme Aida Dërguti dhe koordinatori për Lipjan Ardian Olluri; thanë se fillimi i zgjerimit të PSD-së në këtë komunë, është një hap domethënës për mundësinë e zbatimit të politikave të nevojshme socialdemokrate.

Lipjani, që ballafaqohet me shumë probleme ekzistenciale, si mungesa e ujit të pijshëm dhe të shërbimeve publike; ka domosdoshmëri politikat transformuese që garantojnë qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse, në shërbim të interesave të shumicës, e cila mbetet e përjashtuar nga pushtetet e korruptuara të pakicës.

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate shprehën se përfshirja e qytetarëve në vendimmarje, përmes një strukture demokratike dhe një programi progresiv, mundëson zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

COMMENTS