Pse Abedin Salihu duhet të zgjidhet kryetar klubi!…

Pse Abedin Salihu duhet të zgjidhet kryetar klubi!…

Rruga e Kombit me pagesë nga 17 shtatori, këto janë tarifat zyrtare!

Analizë e gazetës Ulpiana Press

Janë shumë arsye, madje tepër shumë që tregojnë se njeriu i duhur për ta drejtuar KF Ulpiana në këto momente është Abedin Salihu – Dino.

Dino, një njeri i suksesshëm në biznes, një drejtues i një kompanie kredibile që sot ka reputacion që tejkalon kufijtë e shtetit, mbase edhe të Ballkanit.

Me Dinon lidhen vetëm sukseset, suksese në ndërtim, suksese në çeramikë, suksese në fabrika betoni, suksese në pagesë taksash të shtetit, suksese në krijim vendesh pune… Dhe, si të thuash pengu i vetëm dhe pista ku nuk e arkivonte dot edhe një sukses më shumë Dino, ështe sporti, mirëpo vetëm për faktin se ketë njëri të sukeseve e mbajtën larg sportit.Mirëpo pa e vënë në mëdyshje domosdon që drejtimin e klubit ta marr një personalitet si Dino, klubi gjithashtu ka nevojë përreth Dinos të kompletohet edhe me njerz që i kontribuan klubit në të kaluarën e tij, siç janë emrat si Ali Stublla, Jeton Gashie disa të tjerë të cilët nuk kusryen mjete materiale e as djersë, për të mirën e klubit lipjanas.

Një rrugë e vështirë, por marrë parasysh ato që u thanë më lartë edhe KF Ulpiana do të kthehet furishëm dhe me nam të madh në futbollin kosovar. Për më tepër, çdo variacion tjetër pa Dinon, Ulpiana do të shkatërrohej përfundimisht.

Duke e konsideruar fat afrimin e Dinos në drejtim dhe brenda klubit, sot kur mbahet kuvendi zgjedhor i klubit delegatët kanë mundësinë e tyre të përcaktohen për rrugën e suksesit në klub.

Kuvendi mbahet sot (22 qershor 2018) duke filluar nga ora 16:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan.

COMMENTS