Publikohet lista e fjalëkalimeve më të këqija të vitit, që assesi nuk duhet t’i përdorni

Bie shitja e telefonave, Samsung ende në krye

Edhe pse gjatë këtij viti janë kryer një seri sulmesh kibernetike në mbarë botën nga grupe të ndryshme të hakerëve, duket se përdoruesve të internetit nuk u bën fare përshtypje siguria e tyre kur janë pranë kompjuterit.

Kompania SplashData mëson se mbi 5 milionë fjalëkalime janë vjedhur dhe janë publikuar gjatë këtij viti, kurse në bazë të dhënave ka publikuar listën e fjalëkalimeve më të këqija.

“Emra të shkurtër, por edhe fjalë të shkurta siç janë “andrea” apo “mercedes”, assesi nuk duhen përdorur pasi përbëjnë rrezik të madh sa i përket të dhënave personale”, ka deklaruar Morgan Slein, drejtori ekzekutiv i SplashData.

Edhe pse filmi i zhanrit fantashkencë “Star Wars” kanë korrur sukses me vazhdimin e tij, fjalëkalimi “starwise” është një zgjedhje shumë e keqe.

Lista e fjalëkalimeve më të këqija të vitit 2017 duket kështu: 123456

password

12345678

qwerty

12345

123456789

letmein

1234567

football

iloveyou

COMMENTS