Publikohet lista me emrat e deputetëve të LDK-së, në mesin e tyre edhe treshja e Lipjanit

Publikohet lista me emrat e deputetëve të LDK-së, në mesin e tyre edhe treshja e Lipjanit

Asfaltohet rruga që lidh dy fshatra të Lipjanit

Lidhja Demokratike e Kosovës doli partia e dytë në këto zgjedhje, me një diferencë mjaftë të vogël votash me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shumë qytetarë zgjodhën që në këto zgjedhje t’i besojnë LDK-së dhe Vjosa Osmanit e cila kandidoi për kryeministre të vendit dhe e cila printe në listën e kësaj partie.

Indeksonline ka siguruar edhe listën e kandidatëve që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës nga LDK.

Kësaj liste i prijnë kandidatët si Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj e Arban Abrashi.

Ndryshe shumë emra të ri do të jenë pjesë e LDK-së Parlament, kurse shumë nga deputetët e vjetër nuk arritën të siguronin vota të mjaftueshme për të përfaqësuar qytetarët.

Më poshtë keni listën e plotë e 31 kandidatëve të LDK-së.

COMMENTS