Punonjësi bëri dush në lavamanin e kuzhinës së restorantit (Foto)

Punonjësi-bëri-dush-në-lavamanin-e-kuzhinës-së-restorantit-foto-780x439

Në një lokal të McDonald’s në Tajvan, është fotografuar punonjësi i paemëruar teksa bënte dush në lavamanin e kuzhinës.

 

Kjo ka ngjallur kritika të mëdha dhe është vënë në dyshim higjiena e shërbimeve të tyre.


Mirëpo, zyrtarët e kompanisë kanë kërkuar falje dhe shpjeguan këtë si rast të mbyllur.

“E la punën se i erdhi ftesa për ushtri, andaj kolegët i organizuan një festë, ku hodhën sipër tortë. Ai hoqi bluzën dhe u pastrua në lavaman, sepse nuk mund të largohej ashtu”, thuhet në raport.

Sipas reagimit, ajo hapësirë është pastruar dhe gjithçka ka qenë në rregull kur filloi turni ri. /Telegrafi/

Të ngjashme

By