Pushteti i Imri Ahmetit, vazhdon të mos “ngopet” me dreka, çon shpenzimet në 20 mijë euro për 9 muaj

Pushteti i Imri Ahmetit, vazhdon të mos “ngopet” me dreka, çon shpenzimet në 20 mijë euro për 9 muaj

Sllovia dëshmoi se ka marrë anë (Video)

Komuna që drejtohet nga Imri Ahmeti, jo vetëm që nuk ka dhënë shenja të “ngopjes”, por ajo ka vazhduar me avazin e shpenzimeve sa i përket drekave zyrtare dhe jozyrtare.

Për 3 mujorin e tretë të këtij viti, ka shpenzuar saktësisht 4.667,01 euro. Dhe , kur kësaj shume i shtohet shenja + dhe shifra prej 15,673.89 euro, nga gjashtë mujori i parë, barazimi del se në total Komuna që drejtohet nga Imri Ahmeti, vetëm në “luksin” e ngrënies, për nëntë muaj të këtij viti ka çuar koston e shpenzimeve ne hiç më pak se 20.340.90. Ndërsa nëse mirret për krahasim, në raport me tremujorshin e njejtë të vitit të kaluar, kur për shijen e ushqimit kishte 3.151 euro harxhime, sivjet oreksi i ngrënies del të jetë më i rritur, e bashkë me të edhe kostoja, që shkon në 4.667,01 euro, raporton Ulpianapress.

Këto shifra të shpenzimeve, u publikuan sot nga raporti i tremujorit të tretë, prezantuar nga OJQ POLIS, në një tryezë, në të cilën morrën pjesë pushtetarë e opozitarë.

’’Shpenzimet e institucioneve lokale për dreka zyrtare dhe jozyrtare për tremujorin e tretë të këtij viti kanë një kosto prej 4.667,01 euro. Dreka zyrtare janë 1.445 euro, kurse jozyrtare 3.222 euro dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje të shpenzimeve’’, thuhet në raportin e POLIS./Ulpianapress

Kurse nga ana tjetër kuvendari Tasholli ka thënë se 20 mijë eurot e drekave zyrtare dhe jo zyrtare kanë mundur të investohen në laboratorë nëpër shkolla të Komunës së Lipjanit.

”Pa koment, këto 20 mijë euro që janë shpenzuar në ushqim në dreka zyrtare dhe jozyrtare  kanë mundur të investohen si shembull, ne laboratorë nëpër shkolla të Komunës së Lipjanit, në shëndetësi, posaqërisht në stomatologji, aty ku mbizotëron një gjendje e mjerueshme e jo të lëshohet në lluksin e ngrënjes”, ka thënë kuvendari Tasholli./Ulpianapress/

 

COMMENTS