Qalaj kërkon që AKI’ja ta verifikojë të kaluarën e policëve

Qalaj kërkon që AKI’ja ta verifikojë të kaluarën e policëve

Gruaja rreh burrin në Prishtinë

DREJTORI I POLICISË SË KOSOVËS, RASHIT QALAJ, THOTË SE RASTI I POLICIT NGA DRENASI DËMTON IMAZHIN E POLICISË

Rasti i policit nga Drenasi i cili që po dyshohet se abuzoj seksualisht me një 16 vjeçare ka tronditur opinionin.

I tronditur është edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, pasi rasti i Drenasit e ka dëmtuar imazhin institucionit të sigurisë që e drejton.

Qalaj kërkon që ky rast të zbardhet sa më shpejt që të jetë e mundur nga institucionet përkatëse.

“Ne si zyrtar policor jemi mjaft të shqetësuar me këto dyshime, sepse ne jemi ata të cilët duhet të mbrojmë jetën e qytetarëve dhe polici duhet të konsiderohet si vija e parë e mbrojtës për të gjithë, e veçanërisht për viktimat e rasteve të ndryshme. Zyrtari ynë policor unë nuk e njoh, por këto dyshime kanë dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës, normalisht kanë dëmtuar edhe të miturën apo vajzën që është e niveluar në këtë rast”

I pari i Policisë ka kërkuar nga inspektorati i Policisë dhe Prokuroria që të hetojnë në detaje rastin e policit nga Drenasi, derisa kërkon angazhim më të madh edhe nga eprorët e tij, për ti identifikuar policët që e keqpërdorin uniformën.

“Po ashtu kam kërkuar nga të gjithë eprorët që të rrisin mbikëqyrjen dhe inspektimin tek zyrtarët policorë kudo në Kosovë sidomos nga aspekti i veprimtarive në kundërshtim me ligjin dhe që janë në kundërshtim me etikën policore si po veprojnë policët tanë”.

E për ta bërë një gjë të tillë kreu i Policisë po kërkon edhe mbështetjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës

“Unë me stafin tim kemi diskutuar që për mundësinë që AKI-së të bëjë verifikimin e sigurisë për të gjithë personalin në Policinë e Kosovës edhe te stafi i uniformuar edhe civil që të kemi një polici me një integritet sa më të lartë”.

Qalaj theksoi se shumë shpejt do t’i bëjnë publike edhe numrin e policëve që janë duke punuar e që ndaj tyre janë ngritur aktakuza, deri sa ka siguruar që ndaj tyre do të ndermirën masa.

COMMENTS