Qindra qytetarë protestojnë në Lipjan për “Grupin Kumanova”, kërkojnë lirimin e Fatmir Reçicës

Qindra qytetarë protestojnë në Lipjan për “Grupin Kumanova”, kërkojnë lirimin e Fatmir Reçicës

Dënohet deputeti lipjanas me 2 vjet burg

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Lipjanit në përkrahje të “Grupit Kumanova”.

Ata kanë kërkuar lirimin e lipjanasit Fatmir Reçica, i cili po vuan dënimin në në Maqedoninë e Veriut për pjesëmarrje në konfliktin që ndodhi para katër viteve në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, njofton Ulpianapress

Protestë është mbajtur edhe në Prishtinë, Gjilan e Pejë, ku qytetarët po kërkojnë lirimin e të burgosurve të “Grupit Kumanova”.

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit.

e

COMMENTS