Qytetarët e Lipjanit 9 orë gjatë ditës pa ujë, KRU “Prishtina” sqaron situatën

Qytetarët e Lipjanit 9 orë gjatë ditës pa ujë, KRU “Prishtina” sqaron situatën

Thaçi në krahë të SHBA-së, Britanisë dhe Francës për sulmet ajrore në Siri

Në Lipjan qytetarët janë ankuar se kanë mungesë të ujit të pijshëm deri në 9 orë dhe po i pamundëson të mbajnë pastërtinë që i ndihmon në mos infektimin nga virusi korona.

Qytetarët, Jeton Gashi e Valdet Buja i kanë thënë lajmi.net se në rrugën “Skënderbeu”, ndërtesa mbrapa postës, në rrugën “Shqipëria”, ndërtesa përballë shkollës fillore, ndërtesa përballë Shtëpisë se Kulturës janë me reduktime të papërballueshme tash e disa ditë.

Sipas qytetarëve reduktimet janë prej orës 10:00 deri në ora 19:00.

Gashi e Buja për lajmi.net kanë thënë se në këtë kohë me të cilën po kërkohet të mbahet pastërti, për shkak të koronavirusit është e pamundur pa ujë.

Ndërsa në një përgjigje për lajmi.net KRU “Prishtina” thotë:

Janjeva në karantinë, KRU,, Prishtina,, sh.a. me gatishmëri maksimale po furnizon me ujë të pijshëm zonën e Lipjanit,

Lipjan, 20 mars – KRU,, Prishtina,, sh.a. është duke bërë përpjekje maksimale për furnizim me ujë në tetë komunat ku realisht ofron shërbime.

Gatishmëria është në nivelin maksimal si nga menaxhmenti ashtu edhe nga punëtorët teknik.

Konsumatorët e komunës së Lipjanit furnizohen me ujë nga puset nëntokësore të cilat kanë filluar të shterrojnë.

Janjeva prioritet për furnizim me ujë për shkak të karantinës,

KRU,, Prishtina,, sh.a. sigurimin e furnizimit me ujë në zonën e Lipjanit po e bën edhe përmes autobotëve për shkak të gjendjes së krijuar atje,

Katet e larta të ndërtesave të banimit në komunën e Lipjanit kanë shtypje më të ulët, ngase ne si ujësjellës e kemi obligim ligjor që presioni i ujit të jetë minimalisht deri në 1.5 bar, ndërsa deri në më shumë bar ujin duhet ta sigurojë investitori i ndërtesave të banimit,

Aty ku ka nevojë, aty do të jemi me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale/ teknike.

Nëse nuk kontribuojmë të gjithë në ruajtjen e ujit situata mund të vijë duke u vështirësuar si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike.

COMMENTS