Racionaliteti politik i Behgjet Pacollit dhe hezitimi i tij për t’mbeshtetur PAN-in!

1-411-640x478

Krijimi i koalicioneve parazgjedhore te Qershorit erdhi si rezultat i vendimit te AKR-se per te hyrë ne koalicion parazgjedhor me LDK-ne, koalicion ky i cili determinoj vendimin e PDK-AAK dhe NISMA per krijimin e koalicionit PAN.
Në një konteks të tillë politik, rezultatet zgjedhore priteshin te jenë shumë me ndryshe se ç’janë tani.
Ky rezultat zgjedhor çfare kemi tani, padyshim se po krijon vështirësi ne konstituimin e institucioneve te reja, pershkak te barikadimit te opozites ne pozicione refuzuese ndaj PAN-it.
Në ketë konstelacion politik, AKR, respektivisht z. Pacolli, sikurse herave te kaluara edhe tani shihet si çelës i zgjidhjes se krizes politike. Fakti se z. Pacolli po shfaqë idenë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, tregon se ai po sillet si nje lojtar pragmatik, per të marrur peshë politike më shumë s’qe ka, ose sëpaku të mbajë krizën gjallë edhe per një kohë derisa të merr atë që ai synon. Natyrisht është e kuptueshme deri diku edhe hezitimi i Pacollit dhe ne pergjithësi i koalicionit LAA për te bashkëpunuar dhe për te qeverisur me PAN-in e konkretish me PDK-në, pasi që kjo e fundit (PDK) ne te kaluarën eshte sjellur me perbuzje dhe me arrogancë ndaj partnerëve te saj, duke prishur njëanshëm marrveshjet e koalicionit. Të njejtin veprim s’fundi e bëri edhe z.Veseli me partnerin e tij, LDK-në, gjë që ishte edhe gabimi i parë politik që ai bëri në cilësinë e kryetarit të partisë. Kjo sjellje me apo pa të drejtë ka krijuar përcepcionin se me PDK-në nuk duhet qeverisur.
Kjo ka bërë qe PDK te shihet me dozën e mosbesimit deri në atë shkallë sa nuk kanë lënë asnjë shteg të hapur për bashkëpunim me subjektet tjeta politike jashtë PAN-it . PDK në te ardhmen duhet patjeter qe të mësohet t’i trajtoj njerëzishëm partneret.
Megjithatë deshi apo jo është e pashmangëshme përfshirja e z.Pacolli ne zgjidhjen e krizes politike, çoftë duke u bërë pjesë e qeverisë Haradinaj, apo duke votuar në favor të konstituimit te institucioneve te reja, por larg së qenurit një zgjidhje per te qeverisur deri ne fund te mandatit përshkak të pafuqisë numerike.
Nderkaq akuzat dhe linçimet publike ndaj AKR-se e sidomos ndaj deputetit te saj, Labinot Tahiri, si dhe deputetes se LDK-se, Teuta Rugoves, për trathëti e prerje në besë tingëllojnë si patetike dhe folklorike, sepse te njëjten gjë më parë e kanë berë edhe të tjerët. Nëse LDK zgjedh të mos përfshihet në zgjidhjen e krizes politike, ka të drejtë pasi që ajo ndihet e tradhëtuar dhe e poshtëruar. Ndërkaq nëse z.Pacolli e benë hapin në drejtim te PAN-it ai nuk bënë gjë tjetër veçse i qëndron besnik pragmatizmit të tij, duke u distancuar nga mendësia e mbrapshtë refuzuese dhe anarkisë politike të Vetëvendosjes.
z.Pacolli një gjë duhet te di mirë se po u vonua në hapat drejt zgjidhjes së krizes politike, ndoshta dikush tjetër para ti do të përshpejtojë dhe t’ia merr rëndesin që Ai ka tani.
Në të kundërten cili ështe roli dhe rëndësia e qendrimit te Behxhet Pacollit ne pozicionin neutral apo ne koalicionin LAA? Të jetë spektator ne LAA apo te jetë akterë kryesor ne PAN?!!!
Gjithësesi shkuarja serish ne zgjedhje të jashtëzakonshme mbetet një opsion i hapur?

Të ngjashme

By