Rama zbulon për herë të parë pse la Saimir Tahirin jashtë qeverisë

Rama zbulon për herë të parë pse la Saimir Tahirin jashtë qeverisë

MENSUR NEZIRI KA BOTUAR LIBRIN “KURRIKULA MËSIMORE DHE TË MENDUARIT KRITIK “

Të gjithë u çuditën kur kryeministri Edi Rama përjashtoi nga qeveria e dytë emra të njohur të PS si Kodheli, Beqja, Tahiri, Çuçi etj.

8 muaj pas krijimit të qeverisë re, Rama zbuloi sot, në asamblenë e përgjithshme të PS-së, arsyen e përjashtimit të ish-ministrave nga qeveria.

Duke kritikuar punën e drejtorëve politikë në qarqe, Rama kërcënoi ministrat e tij se nëse nuk e bëjnë punën që u takon do të shkarkohen. Duke theksuar që lëvizjet e mëdha në qeverinë e mëparshme të jenë një mësim i mirë për ministrat e sotëm.

“Përgjegjësia mblidhet tek udhëheqësit politik të qarqeve. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj nën sqetull, duhet t’i mbajnë.

Nëse nuk i mbajnë dot, mësimi i mëparshëm është shumë i qartë, do lënë bostanin e qeverisë dhe do të mbajnë bostanin e partisë”,- tha Rama duke zbuluar arsyen e mospërfshirjes ish-ministrave në qeverinë e dytë të tij. /albeu.com/

COMMENTS