Reagon edhe Vuçiq për deklaratat e Thaçit: Pushkët tua nuk e ndalën Serbinë

Reagon edhe Vuçiq për deklaratat e Thaçit: Pushkët tua nuk e ndalën Serbinë

PACOLLI KËRKON TËRHEQJEN E NËNSHKRIMIT PËR SPECIALEN

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi në përvjetorin e Betejës së Koshares. Pak më parë, para Presidentit serb ka reaguar edhe vartësi I tij Marko Gjuriq.
“Nuk dua të merrem me pushka dhe armë si Thaçi, ai le ta bëjë këtë. Por pushkët e tij nuk e shkatërruan serbin po disa aeroplanë. E jona është që të bëjmë politikë të paqes“ ka deklaruar Vuçiq gjatë një vizite në Mostar.

Ai ka thënë se deklarata e Thaçit duhet të shikohet me kujdes ku ai thotë se para 19 vjetësh përgjithmonë është hequr kufiri shqiptaro-shqiptar, transmeton Gazeta Express.

„duhet ti pyesim disa nga bashkësia ndërkombëtare se çka mendojnë për këtë edhe a është sulmuar më 1999 Serbia pikërisht për këtë“ ka thënë Vuçiq. /Express/

COMMENTS