Reagon kuvendari Tasholli, investimet që janë duke u bërë në Gadime nga komuna unë i paguaj

Reagon kuvendari Tasholli, investimet që janë duke u bërë në Gadime nga komuna unë i paguaj

Kryetari Ahmeti vizitoi shkollën “Vëllëzërit Frashëri”

Kuvendari Argjend Tasholli, ka reaguar ndaj kryetarit Ahmeti i cili ditë më parë në një shënim të tij e bëri publike, që në Gadime është duke u rregulluar infrastruktura.

Tasholli përmes një shkrimi ne Facebook ka thënë se investimet e komunës që janë duke u bërë në Gadime është në gjendje që ai ti paguaj personalisht, sepse siapas kuvendarit ato nuk janë ndonjë shifër e madhe.

Postimi i plotë:

“Komuna e Lipjanit në krye me Imri Ametin, po mburret me investimet që i bëri në Gadime gjatë këtij mandati ne u lodhëm me reklama. Unë e kam një kërkesë për këta që e bëjnë “Mizën Buall”, llogaritë investimet unë i paguaj, sepse ato nuk janë ndonjë shifër e madhe.
Po mundohen të ndjekin idenë e Donald Tramp “po ti kisha 100 mijë euro, 30mijë do ti kisha shfrytzu për biznes, 70 mijë do ti kisha investuar në marketing”./Ulpianapress

COMMENTS