Rekord i ri në lotarinë zvicerane, ja sa milionë franga ka fituar ky njeri

Rekord i ri në lotarinë zvicerane, ja sa milionë franga ka fituar ky njeri

10 profesionet më të paguara, s’keni nevojë për diplomë

Një djalosh me fat ka fituar një shumë rekord prej 162 milionë euro në lotarinë zvicerane.

Ky është një rekord i ri i Zvcirës në lojërat e fati “Euro Millions” . Lojtari nga rajoni i Zvicrës Veriperëndimore fitoi shumën e pabesueshme prej 183,897,039.30 franga të martën. Ai kishte luajtur me vetëm 24.50 franga, shkruan IndeksOnline.

Sic njofton Swisslos, personi ka pasur numrat e saktë 7, 17, 29 , 37 , 45 dhe yjet 3 dhe 11. Kështu, ai ka thyer rekordin e mëparshëm zviceran prej 157 milionë franga – fituar më 19 dhjetor 2017.
Lojtari me fat vjen nga rajoni i Zvicrës veriperëndimore, nga kantoni Aargau. Lojtari me fat nuk mund ta mbajë të gjithë shumën e fitimit. Operatori i llotarisë parashikoi 35 për qind të kësaj shume si tatim në burim për qeverinë federale – në këtë rast mbi 64 milionë franga zvicerane. Fituesi mund të kërkojë shumën më vonë në kthimin e taksave. /IndeksOnline/

COMMENTS