Rezultat tenisi në ‘’Sami Kelmendi’’

Rezultat tenisi në ‘’Sami Kelmendi’’

Loja e Hashim Thaçit për ta goditur Ministrin e Arsimit përmes Haradinajt

KF Ulpiana iu është rikthyer fitoreve në Ligën e Dytë, pasi në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ ka mposhtur Drenocin 6:3.

Skuadra e Enver Duriqit, ka shënuar fitore të thellë 6:3 kundër Drenocit në kuadër të xhiros së 25-të, njofton Ulpianapress.

Golat për Ulpianën në këtë ndeshje i shënuan A.Fazliu dy, G.Neziri dy dhe nga një shënuan R.Dragaqina dhe R.Hasimi.

Pavarësisht numrit të madh të golave, rezultati i thell është në shpërputhje të madhe me lojën e dëshmuar për aryje se loja ishte e nivelit mesatar dhe asgjë më shumë.

Pas kësaj fitoreje, KF Ulpiana ruan vendin e gjashtë me 48 pikë./Ulpianapress/

COMMENTS